Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Serbia rrit buxhetin për shërbimin sekret pas dështimeve në Kosovë

15/11/2025 - 17:46
në Kryesore, Lajme
A A
Serbia rrit buxhetin për shërbimin sekret pas dështimeve në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Serbia duket se është duke u futur në një fazë të re të operacioneve të spiunazhit kundër Kosovës. Këtë herë fokusi i tyre është i dyfishtë – rritja e kapaciteteve teknologjike dhe forcimit të infrastrukturës operative, ku përfshihet edhe infiltrimi i spiunëve. Krejt kjo po ndodh në një kohë kur institucionet e sigurisë së Kosovës, pas aksioneve të shumta të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë AKI kanë goditur disa prej rrjeteve të saj që ishin aktive në territorin e vendit tonë.

Dokumentet zyrtare të projekt-buxhetit të Serbisë, tregojnë se për vitin 2026, BIA do të disponojë afër 89 milionë euro (10.4 miliardë dinarë), rritja më e madhe e viteve të fundit, madje dukshëm më i lartë krahasuar me buxhetin e vitit 2024 dhe atë të vitit 2025.

E kjo ngritje buxhetore, vjen pikërisht në kohën kur në Kosovë, numri i arrestimeve për spiunazh në favor të Serbisë është rritur dukshëm gjatë tre viteve të fundit. Disa u arrestuan për mbledhje të informacioneve nga institucionet kuçe të sigurisë, e disa prej tyre ishin edhe pjesë e një rrjeti të gjerë spiunazhi.

Në dokumentet e Qeverisë së Serbisë, një pjesë e konsiderueshme e fondeve të BIA-s është e kategorizuar si “Programe konfidenciale të sigurisë kombëtare”, ndarje buxhetore që nuk shpjegohet, nuk ndahet dhe nuk i nënshtrohet transparencës publike.

Investime të tilla shpesh shoqërohen me burime financiare të fshehura ose të maskuara në programe të përgjithshme e të emëruara me misione tjera. Prandaj edhe shifrat buxhetore që ndahen për spiunazh ndaj Kosovës, mund të jenë edhe më të larta se që mendohet.

Por kjo rritje e buxhetit nuk pritet të ketë ndonjë efekt real në Kosovë, pasi vetë BIA përballet me probleme të theksuara të brendshme. Raportimet mediatike prej vitesh përmendin nivel të lartë korrupsioni, keqpërdorimi dhe një rrjet operativ të dobësuar brenda shërbimit serb. Për më tepër, një pjesë e strukturave të BIA-s janë angazhuar në çështje të brendshme politike në Serbi, përfshirë përballjet me protestues, duke e larguar fokusin nga operacionet e saj të inteligjencës jashtë vendit. Të gjitha këto elemente e bëjnë rritjen e buxhetit më shumë një rritje formale sesa një përmirësim real të kapaciteteve.

Këto dobësi bien në kontrast me efikasitetin e institucioneve të sigurisë së Kosovës. AKI, në bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë, ka realizuar disa operacione jashtëzakonisht të suksesshme, duke arrestuar persona të dyshuar për veprimtari spiunazhi dhe duke neutralizuar tentativa infiltrimi. Madje edhe personi që shpesh përmendet në media si përgjegjësi kyç i BIA-s për çështjet e Kosovës, Bojan Dimiq – një serb nga Kosova i dekoruar nga presidenti serb Vuçiq – së bashku me rrjetin e tij konsiderohet i pasuksesshëm në terren pikërisht për shkak të profesionalizmit të institucioneve të sigurisë së Kosovës, spiecifikisht AKI. Si rezultat, rritja e buxhetit të BIA-s nuk pritet të ndryshojë balancën aktuale të sigurisë në Kosovë.

Kujtojmë, këtë vit gjykata shpalli të dënuarin e parë për spiunazh qëkur Kosova e ka shpallur Pavarësinë, Alleksandar Vllajiqin. Janë ngritur 4 aktakuza ndërsa raste tjera janë ende në proces.

Investim në pajisje teknologjike për shtypje të protestave dhe përgjime të paligjshme te kundërshtareve të Vuciqit

E përveç spiunimit në Kosovë, një pjesë e madhe e buxhetit të shtuar të BIA-s lidhet me pajisje të avancuara të survejimit, teknologji të ndjekjes së komunikimeve dhe platforma të analizës së të dhënave, të cilat sipas mediave serbe shpesh përdoren edhe për qëllime të brendshme politike – duke përfshirë përgjumet ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe figurave kritike ndaj regjimit të Aleksandar Vuciqit.

Media të pavarura në Serbi raportuan se disa gjyqtarë dhe prokurorë të njohur ishin futur në “radarin e përgjimeve” të BIA-s, me dyshimin se kritikonin qeverinë ose mbanin kontakte me organizata ndërkombëtare.

Raportohej se ishin përdorur pajisje të avancuara të analizës së thirrjeve dhe lokalizimit të telefonave celularë.

Gjatë protestave të mëdha kundër qeverisë, disa organizata të shoqërisë civile dhe aktivistë raportuan se kishin pësuar përgjime telefonike, ndërhyrje në llogari sociale dhe monitorim të lëvizjeve në terren.

Disa burime të mediave kundër Vuciqit, lidhën përdorimin e këtyre metodave me teknologji të financuara nga buxheti i BIA-s në periudhën 2019–2021.

Raportime nga media serbe zbuluan se BIA kishte importuar pajisje për monitorim masiv të komunikimeve digjitale, të cilat më vonë rezultuan të ishin të pajisura me softuer për ndjekje në kohë reale.

Sipas mediave serbe, shërbimi serb BIA një kohë kishte përdorur sisteme për kapjen e komunikimeve të brendshme të policisë për të zbuluar zyrtarë të dyshuar për rrjedhje të informacionit tek mediat kritike. Pajisjet e përdorura lidhen me programet e avancuara të “kontrollit të integritetit”, të cilat më vonë u akuzuan se u përdorën për të heshtur kundërshtarët.

E së fundmi Amnesty International ka zbuluar se policia dhe BIA përdorën softuerin e kompanisë izraelite ‘Cellebrite’ për të zhbllokuar telefonat dhe më pas instaluan spyware-in ‘NoviSpy’. Ky spyware i mundëson BIA-së qasje në të gjitha kontaktet e një telefoni dhe fotografi nga ekrani që zbulojnë gjithçka që një person bën ose shkruan në pajisjen e tij. Madje, raportohet se mikrofoni dhe kamera mund të aktivizohen nga distanca. Ky softuer u vendos në telefonat e gazetarëve dhe aktivistëve që tash e sa kohë protestojnë kundër regjimit autoritar të Aleksandar Vuciqit.

Bashkëpunimi me inteligjencën ruse e kineze

Përveç dobësive të saj në tentativat për të ndikuar në Kosovë, në shumë raporte mediatike është theksuar se BIA shpesh funksionon në mënyrë të ngjashme me shërbimet ruse dhe kineze të sigurisë. Këto raportime përmendin marrëdhënie të ngushta operacionale midis strukturave të sigurisë në Serbi dhe atyre në Rusi, sidomos në kontekstin e survejimit të opozitës, aktivistëve dhe mediave të pavarura. Krijimi i një grupi të përbashkët pune për “luftën kundër revolucioneve me ngjyrë” – siç raportuan media serbe dhe ruse – u pa si një qasje e importuar nga modeli rus i kontrollit të brendshëm, përmes së cilës synohet parandalimi i protestave dhe kufizimi i hapësirës demokratike.

Shembulli më i cituar në media është ai i ish-ministrit serb të Brendshëm, Aleksandar Vulin – njëkohësisht figurë kyçe në strukturat e sigurisë – i cili, sipas raportimeve, ka bashkëpunuar ngushtë me aparatin rus të inteligjencës, sa ai ishte në krye të BIA-s. Publikimet e portalit ‘Nova’, si dhe deklaratat e aktivistëve rusë si Vladimir Kara-Murza dhe Mikhail Khodorkovsky, pretenduan se Vulin i kishte dorëzuar Moskës regjistrime të opozitarëve rusë të bërë në Beograd, çka më pas u pasua me arrestime në Rusi.

Ky u cilësua si shembull i rreshtimit të një pjese të aparatit serb të sigurisë me interesat e Kremlinit, madje edhe në dëm të qytetarëve rusë të cilët kishin kërkuar siguri jashtë vendit të tyre.

Përveç bashkëpunimit të ngushtë me shërbimet ruse të sigurisë, raportime të shumta theksojnë se Serbia ka kultivuar marrëdhënie të thella edhe me shërbimet kineze të inteligjencës. Ky bashkëpunim është shprehur përmes marrëveshjeve për shkëmbim teknologjie të survejimit, projekteve të sigurisë në kuadër të iniciativave kineze dhe prezencës së pajisjeve të avancuara të monitorimit urban në Beograd.

Shumë analistë ndërkombëtarë kanë paralajmëruar se një kombinim i afërsisë strategjike me Rusinë dhe Kinën mund të krijojë pasoja më të gjera për sigurinë rajonale, duke i dhënë rritjes së buxhetit të BIA-s edhe një konotacion potencialisht negativ. Këto zhvillime ndodhin pavarësisht kritikave të vazhdueshme të Bashkimit Evropian, i cili ka kërkuar nga Serbia të distancohet nga ndikimi rus dhe kinez dhe të harmonizojë politikat e saj të sigurisë me standardet evropiane.

JU REKOMANDOJMË

“Djegin paratë”, PSD me aksion simbolik hap fushatën zgjedhore

“Djegin paratë”, PSD me aksion simbolik hap fushatën zgjedhore
27/05/2026 - 23:00

Zgjidh gjuhën sq Albanian “Djegin paratë”, PSD me aksion simbolik hap fushatën zgjedhore Viber Icon INDEKSONLINEE Mërkurë, 27 Maj 2026 22:44 Partia Socialdemokrate, sonte ka hapur zyrtarisht fushatën...

Më shumëDetails

Maliqi për subvencionimin e fluturimeve: Rast i paprecedent i abuzimit të buxhetit për zgjedhje

Maliqi bën dallimin në krahasimin Kosovë-Ukrainë, tregon se cila është beteja e sotme e Kosovës
27/05/2026 - 22:56

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka thënë se mediat dhe Prokuroria Speciale duhet t’i kenë sytë e hapur ndaj subvencionimit të fluturimeve. Në një shkrim në rrjetin...

Më shumëDetails

Krasniqi për Vetëvendosjen: Këta s’e kanë hallin hiç për diasprë, ata s’po na kthehen as të vdekur

Krasniqi: Jasharët do të duhej t’i prinin secilit proces, por nuk mund ti kërkojmë llogari pse nuk janë prezent në protesta
27/05/2026 - 22:50

Dardan Krasniqi nga AAK-ja, ka thënë në “Pressing” të T7, se pushteti nuk e ka hallin për diasporë. Ai tha se ka jetuar në diasporë dhe e dinë...

Më shumëDetails

“Këtë vit do ndajmë 28,3 mld euro për Kievin”- Vond der Leyen bisedon me Zelensky: Mbështetje e plotë nga Evropa për Ukrainën

“Këtë vit do ndajmë 28,3 mld euro për Kievin”- Vond der Leyen bisedon me Zelensky: Mbështetje e plotë nga Evropa për Ukrainën
27/05/2026 - 22:19

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pati një bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pak kohë më parë. Siç thekson Presidentja e Komisionit Evropian...

Më shumëDetails

Osmani:Kandidimi kërkesë e qytetarëve, jo ambicie personale

Osmani:Kandidimi kërkesë e qytetarëve, jo ambicie personale
27/05/2026 - 22:08

Si numër 1 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka synim edhe një mandat. Por ish presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po thotë se kandidimi i...

Më shumëDetails

Ky dyshohet të jetë viktima në Prishtinë

Ky dyshohet të jetë viktima në Prishtinë
27/05/2026 - 21:40

Agron Hajdari është personi që dyshohet se mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë. Sipas informacioneve të Klan Kosovës, ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    611 Shpërndaje
    Shpërndaje 244 Tweet 153
  • Buzhala: Sonte ka vdekë ajo pak demokraci që e kemi pas, opozita nuk ka çka lyp në zgjedhje

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ky dyshohet të jetë viktima në Prishtinë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Nga lokacioni ideal te ndërtimi modern – Riki Invest sjell një tjetër projekt unik në Vushtrri

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ndarja e 2 milionëve për biletat e aeroplanit, Shala: Opozita duhet t’i bojkotojë zgjedhjet (VIDEO)

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë