Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka uruar Kosovën, pasi “Dardanët” të shtunën siguruan për herë të parë në histori Playoff-in e kualifikimeve për Kupën e Botës pasi mposhti Slloveninë 0-2.
Kamberi tha se guximi dhe shpirti luftarak i Kosovës për Playoff ndaj Sllovenisë ishte mahnitës, transmeton Klankosova.tv.
“Urime të gjithë Kosovës! Guximi dhe shpirti luftarak i Kosovës për Play off ndaj Sllovenisë ishte mahnitës! Sikurse Shqipëria edhe Kosova bën hap të madh drejtë Botërorit 2026!”, ka shkruar ai.













