Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve lokale.Megjithatë, ish deputeti i kësaj partie, Besnik Tahiri, thotë se askush nuk është fitues i plotë i zgjedhjeve lokale.
Ai thekson se u vërtetua se Aleanca është subjekt politik i konsoliduar dhe mirë i ndërtuar.
“Këto zgjedhje lokale në fakt treguan se askush nuk është fitues i plotë i komunave të Kosovës, mirëpo këto zgjedhje pra, Aleancën për Armërinë e Kosovës vërtetuan se Aleanca është një subjekt politik shumë stabil, i konsoliduar politikisht dhe mirë i ndërtuar në kryesisht në rajonin e Dukagjinit, mirëpo një rezultat bukur i mirë ka qenë edhe në Prishtinë me kandidatin tonë për kryetar Bekë Berisha. Ndërsa një angazhim i jashtëzakonshëm ka qenë gjithandej, do të doja të veçoja garën e Ali Berishës në Pejë, i cili në kushte jo shumë të barabarta, duke garuar me një kryetar në detyrë dhe në kundër një qeverie, arriti të ketë një rezultat të jashtëzakonshëm. Pra, çka mund të them? Aleanca për Armërinë e Kosovës u vërtetua që është subjekt politik i konsoliduar, mirë i ndërtuar dhe në zgjedhjet e ardhshme hyn me një fuqi politike të konsiderueshme, me e marrë një rezultat që mendoj do të jetë rezultati më i mirë. Në këtë kësaj radhe vetë, pa koalicioni, mirëpo me një listë e cila do të përbëhet me kolegë të gjeneratës të mesme, shpresoj se edhe unë jam një gjeneratës të vjetër, në garë, mirëpo edhe me kolegë të dëshmuar që janë në kuvend, mirëpo edhe aktorë politikë që kanë qenë gjatë gjithë kohës”, ka thënë ai për dokumentarin Expose të Gazeta Blic.
Ai thekson se ka qenë i bindur se do ta fitojnë edhe Pejën e Junikun.
“Unë kam qenë i bindur që Ali Berisha do të bëhet kryetar edhe duke, kjo ka qenë befasia ime. Një ndjenjë jo e këndshme, mos me thënë një ndjenjë e keqe na vjen nga Juniku, duke parë njerëz që kanë marrë pjesën në votim duke mos qenë qytetarë të Junikut, dihen mbiemrat. Junik, Juniku është një qytezë historike, po ndihen njerëz aty, dihet që nuk ka qenë, ka qenë një garë bukur problematike, e cila besoj do të jetë një njollë e zezë për kryetarin aktual. Në anën tjetër, një befasi e mirë ka qenë rezultati në Prishtinë, pothuajse 100 00 vota, bukur, bukur mirë është rezultati më i mirë që ka pasur Aleanca në zgjedhjet lokale dhe mbi të gjitha jam shumë i kënaqur që njëherë e përgjithmonë secilit njeri që po flet për prag ju ka mbyll goja dhe mos mund të flet për shkak se Aleanca është vërtetuar që është subjekt politik dhe mbi të gjitha, çka më vjen me u ndi mirë është fakti që është vërtetuar që qeverisja e mirë, menaxhimi i mirë publik i Ardianit, i Smajlit, i Balisë, i Bashkimit, i cili fitoi pa balotazh, ndonëse në një sulm të jashtëzakonshëm që ju bë dhe njëkohësisht profës Zenun, tregon domethënë që modeli i qeverisjes është model i mirë dhe është model që i bën Kosovës, sikurse që ju bën qytetarëve ku udhëheqin komunat e Aleancës”, ka potencuar Tahiri.
Sipas tij, askush nuk është fitues i zgjedhjeve, megjithëse Aleanca i ka ruajtur komunat që i ka qeverisur.
“Aleanca nuk është fituese e këtyre zgjedhjeve. Aleanca kishte qenë fituese e këtyre zgjedhjeve në qoftë se e kishim fituar Pejën edhe Junikun. Mirëpo Aleanca është subjekt i politik i cili me fitoret e veta në të gjitha komunat, duke e mbrojtur zonën e vet dhe duke e rritur votën ëh, në të gjitha anët ka treguar që suksesshëm i ka përfunduar, po s’mund e quajmë Aleancën si fituese të zgjedhjeve. Dhe nuk është fitues i këtyre zgjedhjeve lokale askush. Domethënë, gara ka qenë bukur e vështirë, qeveria, defilimi me petkun e shtetarit, e pushtetit, ka qenë bukur i madh në këtë balotazh, në 12 komuna ku ka garuar Vetëvendosa, mirëpo edhe në komuna të tjera, nuk ka qenë garë e barabartë, shihni edhe në Mitrovicë me krejt çka u ndodhi, mirëpo ne jemi komod, ne jemi mirë, ne jemi të motivuar, nuk jemi të lazdruam. Pra ne mendojmë se na duhet bukur shumë me u riparuar prej dëmeve që na u kanë shkaktuar edhe në garën e fundit, mirëpo edhe në disa çështje të tjera të cilat duhet t’i riparojmë dhe do t’i riparojmë”, ka deklaruar Besnik Tahiri nga AAK./Gazeta Blic/















