Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Guxo e përfito: Ministria e Faton Pecit i jep kontratë 54 mijë euro për qira zyrtarit të Listës Guxo

30/07/2022 - 16:19
në Kryesore, Lajme
A A
Guxo e përfito: Ministria e Faton Pecit i jep kontratë 54 mijë euro për qira zyrtarit të Listës Guxo
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministrat e subjektit politik Lista Guxo, po guxojnë të ndajnë kontrata të majme publike për bashkëpartiakët e tyre. Anëtari i Kryesisë së Listës Guxo në Mitrovicë, Njazi Ajvazi, në këtë muaj ka marrë një kontratë mbi 50 mijë euro nga ministria që udhëhiqet nga kryetari i degës së Listës Guxo në Mitrovicë, Faton Peci.

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK) që vepron në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), e cila drejtohet nga Faton Peci, i ka dhënë kontratë me vlerë 54 mijë euro Njazi Ajvazit, i cili është anëtar i Kryesisë së Listës Guxo në Mitrovicë.

Ankesat e punëtorëve të kësaj zyre se objekti nuk i plotëson kushtet e nevojshme për punë, nuk kanë ndikuar në nënshkrimin e kësaj kontrate.

Kontrata, të cilën e ka siguruar gazeta Nacionale, ka të bëjë me marrjen e një lokali me qira për nevojat e Drejtorisë për Koordinimin e APK-së në Mitrovicë.

Kontrata parasheh që Agjencia Pyjore e Kosovës, Ajvazit do t’ia paguajë 900 euro në muaj, për një kohëzgjatje prej 5 vitesh. Kontrata parasheh edhe mundësinë e vazhdimit të saj.

Sipas nenit të parë të kontratës, qiradhënësi (Ajvazi) i jep me qira qiramarrësit (KAP) zyrat të cilat gjenden në Mitrovicë, rruga “Shala e Bajgorës”, të cilat do të shfrytëzohen për zyrat për nevojat e Drejtorisë për Koordinimin e APK-së në Mitrovicë.

Objekti i kontraktuar ka sipërfaqe të përgjithshme prej 478 metra katrorë, prej tyre 195 metra katrorë janë zyre, ndërsa pjesa tjetër është parking (për 8 automjete).

Në nenin 4 të kontratës, thuhet se qiraja fillon të rrjedhë prej datës 1 korrik dhe do të zgjasë deri më 30 qershor të vitit 2027.

Burimet e gazetës Nacionale brenda ministrisë kanë treguar se për fitimin e kësaj kontrate ka pasur ndikim vetë Ministri Faton Peci, i cili përmes Zëvendes-kryeshefit të APK-së, Bekim Hoxha, ka ushtruar presion mbi komisionin vlerësues.

Gazeta ka tentuar gjatë ditës ta kontaktojë disa herë ministrin Peci, por ai, ka qenë i paqasshëm.

Burimi i gazetës, lidhur me ankesat e zyrtarëve që do të punojnë në atë objekt, ka thënë se janë ankuar për mungesë të kushteve.

“Zyrtarët janë ankuar për mungesë të kushteve aty. Ata kanë shprehur pakënaqësitë në lidhje me këtë përzgjedhje. Ankesat janë bërë sepse lokali nuk i plotëson kushtet, është në periferi të qytetit dhe kanë problem me udhëtim. Afër objektit nuk ka as restorant për ushqim gjatë drekës”, ka thënë burimi i gazetës.

APK-ja e arsyeton kontratën

Gjatës ditës së enjte, gazeta Nacionale ka provuar të marrë një qëndrim për këtë çështje nga Agjencia Pyjore e Kosovës dhe Ministria Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Vetëm pas insistimit të gazetës, zëvendës-kryeshefi i Agjencisë Pyjore të Kosovës, Bekim Hoxha, ka pranuar të japë një përgjigje në mënyrë elektronike.

Fillimisht, gazeta i ka shkruar zyrës që mban kontaktet me publikun në Agjencinë Pyjore të Kosovës.

Zyrtarët e kontaktuar kanë rekomanduar që pyetjet për këtë çështje t’i drejtohen Zyrës Ligjore të APK-së.

Më pas, një zyrtar i Zyrës Ligjore i ka thënë gazetës që për kontratën në fjalë t’i drejtohet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Vetëm përmes kësaj zyre, është bërë e mundur marrja e qëndrimit të zëvendës-kryeshefit të Agjencisë Pyjore të Kosovës, Bekim Hoxha, i cili ka thënë se përfituesi i kontratës i ka plotësuar të gjitha kushtet.

“Lidhur me objektin me qira në DKR-Mitrovicë pas skadimit të kontratës nga OE-personi fizik znj. Bukurije Dobra e cila nuk kishte interesim për vazhdimin e kontratës e cila ka skaduar me dt: 30.06.2022 , ne si APK kemi qenë të obliguar që të sigurojmë zyra për stafin e DKR-Mitrovicë konform kërkesës së Drejtorit z. Agim Dervishaj, DKR-Mitrovicë. Në mbështetje të kërkesës së dt: 01.06.2022 me NP- 2282 nga drejtori i DKR-Mitrovicës, z. Agim Dervishaj, është nxjerrë vendimi me dt: 07.06.2022 me NP-2387 mbi emërimin e komisionit për përzgjedhjen e objektit-lokacionit për zyra të DKR të APK-së Mitrovicë dhe konform kritereve te përcaktuara me këtë vendim”, ka thënë Hoxha për gazetën Nacionale.

Sipas tij, kontrata e nënshkruar i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara.

“Komisioni i emëruar nga zv. Kryeshefi Ekzekutiv me dt: 09.06.2022 ka vizituar disa (6) objekte në qytetin e Mitrovicës dhe po i njëjti ka konstatuar se nga këto 6 objekte asnjëra nuk plotëson kushtet konform kritereve te përcaktuara ne Vendim. Përsëri me dt; 16.06.2022 komisioni ka vizituar disa objekte tjera në qytetin e Mitrovicës dhe gjashtë (6) OE-persona fizikë dhe juridikë kanë sjellë ofertat e tyre dhe më pas komisioni pas vlerësimit dhe krahasimit të ofertave ka bërë përzgjedhjen dhe rekomandimin për OE-personin fizik i cili plotësonte kriteret konform vendimit dhe njëherit kishte ofertën me çmimin më të ulët”, është shprehur ai.

Më tej, ai ka përmendur edhe emrat e pesë kompanive tjera që kanë aplikuar për nënshkrimin e kësaj kontrate, por, sipas tij, kane qenë më të shtrenjta.

“Kontrata është nënshkruar me z. Njazi Ajvazi i cili plotësonte kriteret e kërkuara nga drejtori i DKR-se në Mitrovicë z. Agim Dervishaj dhe kishte çmimin më të ulët”, ka thënë Hoxha.

Mohohen ndikimet politike në lidhjen e kontratës

Ndryshe nga institucionet ka vepruar Njazi Ajvazi. I kontaktuar nga gazeta Nacionale, ai ka mohuar se politika e ka favorizuar për ta përfituar kontratën e qirasë për vlerë prej 54 mijë eurosh.

Ajvazi ka thënë se kontrata është nënshkruar sipas kritereve të kërkuara.

“Po, është kontrata. Çdo send është transparent dhe në bazë të kontratës. Të gjitha janë të plotësuara 100 për qind sipas kontratës”, ka thënë ai për gazetën Nacionale.

Ai ka mohuar se tani është zyrtar i subjektit politik “Lista Guxo”.

“Jo nuk jam zyrtar unë, jam njeri privat”, është shprehur ai, duke thënë se më herët ka qenë nëpër (sic.) parti të ndryshme.

Por, raportimet e medieve lokale që i ka siguruar Nacionale, tregojnë se kur është zgjedhur Faton Peci kryetar i degës së Listës Guxo në Mitrovicë, qiradhënësi i Ministrisë ishte zgjedhur anëtar i kryesisë.

Madje, dëshmohet edhe me foto që ai ka marrë pjesë në tubimet e kësaj partie.

“Më herët kemi qenë PDK, LDK, VV, në tana partitë kemi qenë”, ka thënë Ajvazi.

Kur i janë përmendur fotot në aktivitet e kësaj partie, ai ka thënë se merr pjesë kushdo që e fton.

“Edhe Kadri Veseli me më thirrë, unë bëj foto. Nuk jam i përcaktuar politikisht. Me të gjithë kam marrëdhënie të mira”, ka deklaruar ai.

Ajvazi ka mohuar se ka ndonjë raport të caktuar me ministrin Peci.

“Kurrfarë raporti nuk kam me ministrin, veç e njoh si individ”, është shprehur ai, duke shtuar se nuk njihen personalisht.

“Vetëm si individ e njoh, sikur Albin Kurtin qysh e njoh”, ka thënë ai.

Mirëpo Facebook-u tregon se raporte e Ajvazit me Pecin janë të mira.

Ministri Peci pothuajse çdo fotografi ia pëlqen Ajvazit në Facebook.

Zyrtari i lartë i Listës Guxo, Faton Peci, edhe para se të bëhet Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka qenë i zëshëm kundër nepotizimit dhe klientelizmit, duke akuzuar qeveritë e kaluara se kanë bërë në gjë të tillë. Ndërsa, pas marrjes së detyrës se ministrit, ai është zotuar se do ta luftojë çdo dukuri negative brenda institucionit.

JU REKOMANDOJMË

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë