
Rrjetet sociale janë të mbushura me llogari false të njerëzve që ‘nuk ekzistojnë’ dhe në emrat e qytetarëve të cilët bien pre e keqpërdorimit të identitetit të tyre. Një rast i tillë ka ndodhur në Podujevë, ku viktimë është një vajzë e re.
Sinjali mëson se një 27-vjeçar dyshohet se ka hapur llogari false në rrjetet sociale në emër të viktimës, duke keqpërdorur kështu emrin e saj dhe duke iu shkruar familjarëve të saj.
22-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, të cilët menjëherë kanë arrestuar personin e dyshuar dhe e kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, 27-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Ngacmim’.












