Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Fuqia e Wesley Clark: Një nga dëshmitarët e vetëm të cilit gjyqtarët nuk ‘guxuan’ t’i bëjnë pyetje, ia lejuan edhe fjalimin

18/11/2025 - 16:35
në Kryesore, Lajme
A A
Fuqia e Wesley Clark: Një nga dëshmitarët e vetëm të cilit gjyqtarët nuk ‘guxuan’ t’i bëjnë pyetje, ia lejuan edhe fjalimin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komandanti i NATO-s, Wesley Clark, përmbylli dëshminë e tij në Gjykatën Speciale të Hagës.

Pavarësisht se ishte pritur që dëshmia e tij të zgjaste më shumë, diçka ndikoi që ajo të mos ndodhte.

Clark është në mesin e dëshmitarëve të vetëm të cilit gjyqtarët nuk morën mundin t’i bëjnë pyetje.

Nacionale kishte raportuar gjatë gjithë gjykimit se pjesën më të madhe të kohës, gjyqtarët po iu bëjnë pyetje të gjithë dëshmitarëve. Madje, edhe pyetje sygjestive e orientuese.

Megjithatë, çuditërisht, për Clarkun nuk e patën asnjë pyetje.

Madje, ish-komandantit ia lejuan edhe fjalimin e fundit, të cilin nuk ia kishin lejuar askujt tjetër.

Wesley Clark ka përfunduar dëshminë në Gjykatën Speciale të Hagës.

Clark mbajti një fjalim në fund, dhe u shpreh se pjesëtarët e UÇK-së luftuan kundër shtypjes.

“Duhet të ketë një kufi sa i takon rendit. Ka rend, por personat duhet të respektojnë e të luftojnë për të drejtat e tyre. Këtë u përpoq të bënte UÇK-ja kur nuk pranuan shtypjen prej serbëve, bënë të pamundur për t’i bërë ballë shtypjes. Ata nuk janë terroristë, pavarësisht se kur takova gjeneralët serbë thanë terroristë, ata ishin njerëz që luftuan kundër një regjimi të padrejtë që meritonte të largohej. E njëjta gjë po ndodh në Ukrainë, dhe mund të vazhdoj edhe më tej, mendoj se kjo është e vështirë për jurisprudencat e gjykatave, sepse në një moment kemi jurisprudencën e Gjermanisë, edhe në Gjermani kemi qeveri demokratike, këtu kemi persona që luftuan për lirinë e tyre. Ligjet, procedurat e shoqërive moderne duhet të kuptojnë edhe nevojat e personave që luftojnë për lirinë e dinjitetin e tyre. Kështu filloi Revolucioni në Amerikë, dhe ata patriotë poashtu u konsideruan terroristë nga britanikët, siç ndodhi me amerikanët, por Amerika u kthye në shtet madhështor. Duhet të kemi parasysh të shkuarën, historinë, çka po ndodh në Ukrainë, ndoshta do të ketë procese për Ukrainën, por duhet të kuptoni rrethanat dhe kush mban përgjegjësinë penale. Ka aspekte strategjike, që kanë epërsi dhe që shkojnë përtej mundësive të një individi të vetëm. Hashim Thaçi nuk është përgjegjës për atë që ka ndodhur në Kosovë”, tha Clark, raporton Nacionale.

Clark edhe ditën e sotme foli për strukturën e UÇK-së, rolin e Thaçit e detaje të tjera.

“Unë nuk kam prova apo dëshmi se UÇK-ja ishte prapa kësaj, kam indikacione që provojnë të kundërtën. Po i referohem deklaratë ku përmenden rreth 170 mijë serbë, pretendohet të jenë dëbuar nga Kosova”, tha Clark më tutje.

Ai u pyet edhe për faktin se disa e quanin UÇK-në terroriste.

“Më kujtohet që ambasadori Gelbard e ka thirrur familjen Jashari, familje terroristësh. Për këtë u qortua nga udhëheqja amerikane, dhe deklarata e tij u tërhoq. Metoda terroriste kam dënuar unë”, tha Clark.

“Unë nuk jam i sigurt çfarë ka ndodhur dhe si janë armatosur. Ata kanë marrë mbështetje prej diku. Kjo është një akuzë vetëm pjesërisht relevante, si komandant strategjik asnjëherë nuk kemi pasur mundësi të bëjmë kërkime e të na vërtetohet ky qëndrim. Thaçi ishte person ambicioz, i artikuluar, sa i takon kontrollit, nuk ka pasur. Nuk e kam parë një gjë të tillë, këtëo lemente nuk kishin atë lloj strukture të një organizate normale. Bëhej fjalë për persona që po luftonin për mbijetesën e tyre. Nuk kishte asnjë lloj letre ku shkruhej diçka. Akuzat nuk janë të qenësishme”, tha Clark.

Clark theksoi se akuzat për shitje të organeve ishin dezinformim nga rusët.

“Mendoja se ishte për shitje të organeve, 2007-2008 kishte akuza për shitje të organeve, dhe atë e konsideroja dezinformim. Nuk më kujtohet kur e kam kuptuar se për çfarë akuza bëhet fjalë, por jam i sigurt që kur e kam thënë këtë deklaratë, nuk e kisha idenë se çfarë akuza. Nuk më kujtohet të kem lexuar plotësisht. Unë mendova se dikush kishte prova konkrete për këtë akuzë. Ishte propozim qesharak që në një fushatë ajrore bombardimesh të hiqeshin organet e të shiteshin. Nuk kishte kuptim kjo gjë. Ishte dezinformim. Të njëjtat persona që më dhanë librin në vjeshtën e 1998. Rusët”, tha ai.

“Nuk kam parë asnjë dokument që Thaçi të ketë dhënë ndonjë urdhër. Asnjë provë që Thaçi të ketë qenë komandant ushtarak”, tha Clark.

JU REKOMANDOJMË

“Djegin paratë”, PSD me aksion simbolik hap fushatën zgjedhore

“Djegin paratë”, PSD me aksion simbolik hap fushatën zgjedhore
27/05/2026 - 23:00

Zgjidh gjuhën sq Albanian “Djegin paratë”, PSD me aksion simbolik hap fushatën zgjedhore Viber Icon INDEKSONLINEE Mërkurë, 27 Maj 2026 22:44 Partia Socialdemokrate, sonte ka hapur zyrtarisht fushatën...

Më shumëDetails

Maliqi për subvencionimin e fluturimeve: Rast i paprecedent i abuzimit të buxhetit për zgjedhje

Maliqi bën dallimin në krahasimin Kosovë-Ukrainë, tregon se cila është beteja e sotme e Kosovës
27/05/2026 - 22:56

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka thënë se mediat dhe Prokuroria Speciale duhet t’i kenë sytë e hapur ndaj subvencionimit të fluturimeve. Në një shkrim në rrjetin...

Më shumëDetails

Krasniqi për Vetëvendosjen: Këta s’e kanë hallin hiç për diasprë, ata s’po na kthehen as të vdekur

Krasniqi: Jasharët do të duhej t’i prinin secilit proces, por nuk mund ti kërkojmë llogari pse nuk janë prezent në protesta
27/05/2026 - 22:50

Dardan Krasniqi nga AAK-ja, ka thënë në “Pressing” të T7, se pushteti nuk e ka hallin për diasporë. Ai tha se ka jetuar në diasporë dhe e dinë...

Më shumëDetails

“Këtë vit do ndajmë 28,3 mld euro për Kievin”- Vond der Leyen bisedon me Zelensky: Mbështetje e plotë nga Evropa për Ukrainën

“Këtë vit do ndajmë 28,3 mld euro për Kievin”- Vond der Leyen bisedon me Zelensky: Mbështetje e plotë nga Evropa për Ukrainën
27/05/2026 - 22:19

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pati një bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pak kohë më parë. Siç thekson Presidentja e Komisionit Evropian...

Më shumëDetails

Osmani:Kandidimi kërkesë e qytetarëve, jo ambicie personale

Osmani:Kandidimi kërkesë e qytetarëve, jo ambicie personale
27/05/2026 - 22:08

Si numër 1 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka synim edhe një mandat. Por ish presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po thotë se kandidimi i...

Më shumëDetails

Ky dyshohet të jetë viktima në Prishtinë

Ky dyshohet të jetë viktima në Prishtinë
27/05/2026 - 21:40

Agron Hajdari është personi që dyshohet se mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë. Sipas informacioneve të Klan Kosovës, ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    609 Shpërndaje
    Shpërndaje 244 Tweet 152
  • Buzhala: Sonte ka vdekë ajo pak demokraci që e kemi pas, opozita nuk ka çka lyp në zgjedhje

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ky dyshohet të jetë viktima në Prishtinë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Nga lokacioni ideal te ndërtimi modern – Riki Invest sjell një tjetër projekt unik në Vushtrri

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Del vendimi i plotë, çka po synon qeveria me 2 milionë Eurot për fluturimet e mërgatës

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë