Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se cili do të jetë veprimi i saj, nëse Kosova nuk ka qeveri të re në këtë legjislature.
Në një konferencë për media, pas takimin me kryediplomatin gjerman, ajo ka thënë së është e domosdoshme që të flitet për miratimin e zgjatjeve buxhetore.
Sipas saj, kjo do të jetë çështja e parë që do ta diskutojë me partitë politike, nëse nesër dështon të votohet qeveria “Konjufca 1”.
“Vetëm në rast se ajo nuk ka sukses, atëherë është e domosdoshme që në të flasim për miratimin e zgjatjeve buxhetore, sepse duhet të sigurohemi që qytetarët tanë, jo vetëm dhjetëra-mijëra shërbyes civil, por edhe shumë shërbime që paguhen nga buxheti i shtetit të mos bllokohen. Një gjë e tillë nuk i ka ndodhur Kosovës asnjëherë. Do të ishte një situatë kritike, sepse po flasim për nevojat më bazike të qytetarëve tanë, të cilat do të mund të bllokoheshin në rast se nuk kemi zgjatje buxhetore deri në fund të marsit. Kështu që, natyrisht se është temë që do ta diskutojë me partitë, në rast se ndodh ajo që e përmendet ju. Por, nuk mund të paragjykojmë se si do të jetë rezultati nesër, të shohim pas votimit”, ka thënë Osmani.













