Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti-Kryediplomatit të Gjermanisë: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat në BE, KE ta dorëzojë sa më parë pyetësorin

18/11/2025 - 18:58
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti-Kryediplomatit të Gjermanisë: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat në BE, KE ta dorëzojë sa më parë pyetësorin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka takuar sot Kryediplomatin e Gjermanisë, Johann Wadephul.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti në takim ka thënë se Republika e Kosovës meriton që të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe që Komisioni Evropian duhet ta dorëzojë sa më parë pyetësorin për anëtarësim.

Ata kanë folur edhe për dialogun dhe zbatimin e Marrëveshjeve Bazë të Brukselit dhe Aneksit të saj.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul.

“Kryeministri nënvizoi faktin se edhe më shumë se dy vjet pas sulmit terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës, udhëheqësi i këtij grupi terrorist dhe paramilitar, Millan Radoiçiq, vazhdon të endet i lirë në Serbi dhe Beogradi zyrtar refuzon t’ia dorëzojë atë dhe grupin e tij Republikës së Kosovës, përkundër fakteve për përfshirjen e tij në sulm dhe aktakuzës së prokurorisë së Kosovës ndaj tij, ndërkohë që ai dhe grupi i tij vazhdojnë të paraqesin rrezik për sigurinë e vendit”, thuhet në njoftim.

Ata kanë folur edhe për rolin aktiv, kontributin e deritanishëm dhe potencialin e diasporës në Gjermani në forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve përmes investimeve të huaja dhe të thellimit të lidhjeve ndërmjet popujve tanë.

“Kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Wadephul për vizitën e tij, për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë dhe për kontributin e Gjermanisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë përmes trupave të saj në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR”, përfundon njoftimi.

JU REKOMANDOJMË

Haradinaj: Krenaria jonë në fushë – Të gjithë sonte me ju në ‘Fadil Vokrri’, përpara Kosovë
Lajme

Haradinaj: Krenaria jonë në fushë – Të gjithë sonte me ju në ‘Fadil Vokrri’, përpara Kosovë

18/11/2025 - 21:52
KFOR-i dhe EULEX-i monitorojnë situatën në veri
Kryesore

Zhvillimet në kufirin Kosovë – Serbi, KFOR: “Po kryhen hetime, të mos ketë veprime që rrisin tensione”

18/11/2025 - 21:42
BE kushtëzon Serbinë, Kos: Zgjidhja e “Banjskës” vendimtare për hapjen e grupit të tretë të negociatave
Kryesore

BE kushtëzon Serbinë, Kos: Zgjidhja e “Banjskës” vendimtare për hapjen e grupit të tretë të negociatave

18/11/2025 - 21:19
Princi i Arabisë Saudite i gatshëm të njohë Izraelin, ja çfarë i premtoi Trump-it gjatë takimit në Zyrën Ovale
Lajme

Princi i Arabisë Saudite i gatshëm të njohë Izraelin, ja çfarë i premtoi Trump-it gjatë takimit në Zyrën Ovale

18/11/2025 - 21:11
“Politikat e provokimit reciprok të marrin fund”- Kryediplomati gjerman kërkoi nga Kosova e Serbia dialog
Kryesore

“Politikat e provokimit reciprok të marrin fund”- Kryediplomati gjerman kërkoi nga Kosova e Serbia dialog

18/11/2025 - 21:07
Mustafa i ashpër me Kurtin: Gjuhë denigruese e ofenduese
Lajme

Mustafa i ashpër me Kurtin: Gjuhë denigruese e ofenduese

18/11/2025 - 20:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deklaratat e Kurtit dhe Konjufcës, Kushtetuesja del me reagim: Asnjë parti politike apo individ s’mund të ndërhyjë në punën tonë

    Konjufca siguron një votë më shumë se Kurti, i duhen edhe katër tjera

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Zbulohet municion në Jarinjë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Bedri Hamza: “Me u taku në 2 të natës me kryeministrin nuk është rastësi – U përdoren resurset institucionale në Mitrovicë – U bë presion ndaj bizneseve”

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Mbetën mat në aeroport”, gjenerali Wesley Clark tregon prapaskenat me rusët në Aeroportin e Prishtinës

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Historia e dhimbshme e influenceres që iu bashkua BBVK4

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë