Këngëtari Mentor Haziri është larguar nga shtëpia e “Big Brother Vip Kosova” pas qëndrimit të shkurtër prej pak më shumë se 24 orësh.
Arsyet e largimit të tij janë personale. Ai u shpreh se ka humbur një familjar, dhe kjo ngjarje e ka goditur emocionalisht dhe e ka rënduar.
Ai mblodhi të gjithë banorët, dhe u kumtoi këtë lajm, megjithatë ua bëri të ditur edhe arsyen e këtij vendimi, transmeton Klankosova
“Siç e dini, kam humbur djalin e dajës, dhe e kam varrosur një ditë para se të vija këtu. Kam mendu që do ta kaloj, e kam mbajt fjalën dhe besën, kam ardh, sepse kështu meriton një produksion i tillë. Mendova që do të ia dal, por nuk munda”, sqaroi Haziri.
Banorët e shtëpisë e përshëndetën dhe ngushëlluan.












