Nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi është deklaruar para nisjes së seancës së jashtëzakonshme për votimin e Buxhetit të vitit 2026.
Ajo thotë se si kjo seancë, ashtu edhe ajo pasuesja për Qeverinë e Kosovës, janë tejet të rëndësishme.
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për shtetin e Kosovës. Kemi dy seanca, njëra është ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxheti. Shumë e rëndësishme për juve e gazetarët e RTK-së. Në ora 14:00 është seanca për Qeverinë e Kosovës”, tha Rexhepi.
Megjithatë, ajo nuk dha detaje nëse do të arrihet votimi i buxhetit 2026, por tha se ajo personalisht do ta votojë atë dhe mandatarin Glauk Konjufcën.













