Kryeparlamentari Dimal Basha e ka lënë të hapur seancën që u thirr nga Lëvizja Vetëvendosje për të kaluar disa pika të rendit të ditës që i caktuan vetë.
Ai tha se këtë po e bën në rast se ka “ndryshim të qëndrimeve” nga partitë tjera, të cilat e bojkotuan këtë seancë si të paligjshme dhe kundërkushtetuese.
“Nuk kemi deputetë tjerë që kanë kërkuar fjalën. I mirëpres diskutimet këtu, seanca mbetet e hapur në rast se kemi ndryshim të qëndrimeve dhe unë ju bëj thirrje të gjithë subjekteve politike, deputetëve të Kuvendit që t’i bashkëngjiten gjithë deputetëve tjerë që të mblidhemi dhe t’i tejkalojmë këto ligje që janë me rëndësi jetike për të gjithë qytetarët e Republikës”.
Në këtë seancë morën pjesë vetëm deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputetë nga komunitetet joshumicë joserbe.
Ndërkaq, i vetmi deputet nga partitë tjera të shumicës shqiptare ishte ai i PDK-së, Përparim Gruda, i cili doli në foltore disa herë.













