Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Caktohet data e nisjes së gjyqit ndaj Rozeta Hajdarit, e akuzuar për rezervat shtetërore

19/11/2025 - 13:46
në Kryesore, Lajme
A A
Ministrja Rozeta Hajdari ua rihap derën prodhimeve të Serbisë në Kosovë (VENDIMI)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 10 dhjetorin, si datë për fillimin e procesit gjyqësor ndaj ministres në detyrë të MINT-it, Rozeta Hajdari dhe grupit të saj.

Raportohet se seanca do të nisë nga ora 09:30.

Kujtojmë se Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish-zëvendëssekretarit Irfan Lipovica, dhe drejtorit të Departamentit për Rezervat Shtetërore, Hafiz Gara.
Ata akuzohen për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Zbulim të fshehtësisë zyrtare”, në rastin e njohur si “Rezervat Shtetërore”.
Për ndihmë në këtë vepër penale, po akuzohet edhe afaristi Ridvan Muharremi, i njohur si “Ridi”.

Sipas aktakuzës, në vitin 2022, Qeveria e Kosovës kishte ndarë 10 milionë euro për blerjen e produkteve esenciale-grurë, vaj dhe sheqer-për rezervat shtetërore.
Por këto mallra u blenë duke u shmangur procedurës së hapur të prokurimit.

Për shembull, gruri u ble me 193 euro e 48 cent më shtrenjtë se çmimi mesatar i tregut.
Ministrja Hajdari dhe drejtori Gara kishin negociuar e më pas kishin nënshkruar kontratë me një kompani turke për blerjen e 10 mijë tonëve grurë, në vlerë mbi 4.8 milionë euro.
Sipas aktakuzës, çmimi prej 480 euro për ton ishte vendosur në marrëveshje të përbashkët mes ministres, dy zyrtarëve të ministrisë dhe përfaqësuesit të kompanisë turke.

Megjithatë, jo e gjithë sasia e grurit ka mbërritur në Kosovë-rreth 59 tonë më pak sesa ishte e kontraktuar.

Në një tjetër rast, për blerjen e vajit dhe sheqerit, u dhanë 276 mijë euro, por kompania që kishte detyrim t’i sillte këto produkte nuk i solli fare, ndonëse paratë ishin paguar paraprakisht.
Në këtë mënyrë, buxhetit të shtetit iu shkaktua dëm prej 276 mijë e 400 eurosh.

Sipas Prokurorisë, pagesat janë bërë kundërligjshëm, me 100% parapagesë, gjë që lejohet vetëm në rastet e nevojave ushtarake.

Përveç këtyre, buxhetit të shtetit i është shkaktuar dëm shtesë prej mbi 670 mijë eurosh përmes dy aneks-kontratave të tjera, të cilat janë nënshkruar për pagesën e transportit, edhe pse ky shërbim ishte përfshirë në kontratën fillestare.

Sipas aktakuzës, veprime të pazakonshme ka bërë edhe vetë ministrja Hajdari, e cila dy herë është ftuar në Prokurori për intervistim, por ka refuzuar të flasë, duke deklaruar se çështja është sekret shtetëror.
Në të kundërt, drejtori i saj, Hafiz Gara, ka pranuar se të gjitha detajet e procesit ia kishte treguar kuzhinierit të kryeministrit Albin Kurti, Ridvan Muharremit, i cili sipas Prokurorisë ka marrë pjesë në negociatat e kontratave dhe kishte siguruar kontaktet me kompanitë e huaja.

Sipas aktakuzws ridi ishte i fuqishëm të bënte edhe ndryshime në planifikimet e Ministrisë së çfarë sasie e mallit duhet të blehet.

Në listën e provave materiale janë edhe disa biseda “WhatsApp” të cilat dëshmojnë se ministria kishte planifikuar që t’i blente rreth 90 mijë litra vaj për rezervën. Megjithatë nga këto biseda, nuk ishte pajtuar Muharremi. Ky i fundit kishte propozuar që të blehen 200 mijë litra vaj.

Fjala e Ridvan Muharremit ishte “urdhër” për punëtorët e Ministrisë së Tregtisë.

Udhëheqësi i Divizionit për Rezerva, i akuzuari Hafiz Gara, bazuar në prova, del e e kishte përfillur kërkesën e Muharremit dhe me Email e njofton se vajin e ka shtuar në 200 mijë litra.

Një detaj i veçantë në aktakuzë lidhet me shpenzimet për dreka e darka zyrtare në restorantin e Muharremit, të paguara nga buxheti i shtetit, në vlerë mbi 11 mijë euro- prej të cilave 517 euro vetëm nga zyra e kryeministrit.
Sipas dokumenteve, më 15 mars 2022, në ditën kur është nënshkruar kontrata me operatorin turk, është bërë edhe transaksioni për një drekë zyrtare të organizuar nga vetë kryeministri.

Në përmbyllje, Prokuroria akuzon se zyrtarët e lartë të Ministrisë së Industrisë, në bashkëpunim me afaristin Muharremi, kanë keqpërdorur detyrat zyrtare, duke i shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej miliona eurosh, përmes një procesi të mbyllur, të kundërligjshëm dhe të favorshëm për palë të caktuara.

Lipovica ngarkohet se në bashkëveprim të plotë me Hajdari dhe Gara, ka marrë vendim për themelimin e Komisionit për negocimin e kontratave për blerjen e mallrave për rezervat shtetërore, përkundër se nuk kishte bazë ligjore.

Sipas aktakuzës, megjithëse Ligji për Rezervat Shtetërore të Mallrave nuk e parasheh blerjen e grurit, vajit e sheqerit si sekret shtetëror si dhe bazuar në Ligjin për Prokurim Publik blerja e tyre duhet të bëhet me procedurë të hapur, të njëjtit në bashkëkryerje, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të tjetrit dhe dëmtim të buxhetit të Kosovës, me dashje nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare, duke zhvilluar këtë procedurë me procesin e negocimit

JU REKOMANDOJMË

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë