Kryetari i ri i PDK’së, Bedri Hamza, sot është takuar me Të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA’së në Kosovë, Anu Prattipati.
Ai ka thënë se PDK është konstruktive dhe do të vazhdojë praktikën e dialogut, bashkëpunimit dhe kompromisit politik.
Hamza thotë se vijat e kuqe të PDK’së janë Kushtetuta dhe ligjet e vendit.
“Sot e nisa angazhimin tim të ri me partnerët strategjikë. SHBA-ja është aleati kryesor i Kosovës dhe takimin e parë e zhvillova me Ambasadoren Anu Prattipati. PDK-ja është konstruktive dhe unë do ta vazhdoj praktikën e dialogut, bashkëpunimit dhe kompromisit politik. Vijat tona të kuqe janë të qarta: Kushtetuta dhe ligjet e vendit. Çdo veprim që i cenon këto është i papranueshëm, prandaj sot nuk morëm pjesë në seancën e parë të Kuvendit.
Ai shtuar se zgjedhjet e reja janë rruga për të dalë nga kriza.
“Zgjedhjet e reja janë rruga për të dalë nga kriza dhe e vlerësoj shumë mbështetjen e SHBA-së në proceset që po kalon vendi. Kosovës i duhet stabiliteti, zhvillimi ekonomik dhe partnerët e saj.”














