Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, i ka cilësuar si lojë për kalkulime elektorale, seancat e sotme të thirrura nga LVV, një për buxhet dhe tjetra për votimin e Konjufcës.
Limaj ka thënë se gjatë kësaj periudhe 15 ditore që kur është mandatuar Konjufca nga presidentja, s’është kontaktuar fare nga LVV për çështjen e numrave.
“Kjo është një tallje. Rregullat janë ndryshe, njëherë zgjidhet qeveria, pastaj komisionet”, është shprehur kreu i NISMA-s.
“Jemi në një lojë, thjeshtë. Një lojë e cila është tërësisht kalkulim elektoral. S’e ka shqetësimin e buxhetit e punëtorëve, projekteve e fondeve, me të cilat funksionon vendi, prandaj tash e 8 muaj kemi bërë thirrje që të ndërtojmë marrëveshje politike, të ndërtohen institucionet”, ka thënë Limaj.
“Sot thjeshtë është një lojë tan ditën. Ka pasur mundësi të mos shkojnë këto dy javë”, ka thënë ai.













