Glauk Konjufca gjatë fjalës së tij në kuvend, ka folur për krizën politike, dhe çështjen e zgjedhjeve.
Ai tha se me situatën aktuale politike në vend, është vështirë që do të arrihet marrëveshje për zgjedhjen e presidentit në pranverën e ardhshme.
‘’Me këtë amozitet në spektrin tonë politik vështirë që do të arrijmë edhe një konsensus për zgjedhjen e presidentit në muajin mars. Pa një qeveri të re, vendi ynë e ka të sigurt vetëm një gjë, thellimin e krizës aktuale. Kush na garanton do të mund t’i shmangim ato edhe në mars. Nuk ka kurrfarë garancie’’, ka thënë ai.












