Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, thotë se kjo parti ka kërkuar 21 dhjetorin si datë të mundshme për zgjedhje.
Ai tha se ‘nuk shkon që të flitet për urgjencë në krijimin e institucioneve’ e në të njëjtën kohë ‘të kërkohet datë më e largët e zgjedhjeve’.
“Presidentja e Kosovës sot ka nënshkruar Dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.
Kemi diskutuar për datat e mundshme për zgjedhje. Qëndrimi jonë është që të jeta data 21, kjo për shkak se kemi pasë një shtyrje të vazhdueshme, një bllokadë në krijimin e institucioneve.
Vendi ka nevojë sa më shpejt të ketë institucioneve.
Nuk shkon në të njëjtën kohë me kërku urgjencë në krijimin e institucioneve dhe me kërku datë sa më të vonshme për zgjedhje.
Ne kemi qenë në favor të datës 21 dhjetor për më shumë se një arsye për shkak se data 28 realisht është datë para ndërrimit të moteve”, – tha Hamza.














