Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arbën Gashi, ka reaguar lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve, e cila sot është vendosur 28 dhjetori, nga presidentja Vjosa Osmani.
Gashi ka uruar që kjo ditë të bëhet ‘’dita që kthehet kah e mira Kosova’’.
‘’Më 28 dhjetor mbahen zgjedhjet.
U baftë dita që kthehet kah e mira Kosova’’, ka shkruar ai.













