Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga 56 vota drejt kutive të votimit: Dështimi që solli zgjedhjet në prag të fundvitit

20/11/2025 - 16:28
në Kryesore, Lajme
A A
Nga 56 vota drejt kutive të votimit: Dështimi që solli zgjedhjet në prag të fundvitit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja Vjosa Osmani, në takimin e sotëm me krerët e partive politike, nënshkroi dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Kjo lëvizje erdhi pas dështimit të mandatarit Glauk Konjufca, i cili nuk siguroi 61 vota për t’u zgjedhur kryeministër i Kosovës, por mori veç 56, numër i njëjtë që kishte siguruar edhe pararendësi i tij, Albin Kurti.

Si pasojë, do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare më 28 dhjetor, datë kjo e shpallur nga vet e para e vendit, njofton Klankosova.tv.

Në konferencën për media, Osmani tha se në takimin me partitë politike u diskutuan datat e mundshme dhe se shumica ranë dakord për 21 dhjetorin, megjithëse sipas saj, detyrë e presidentes ishte të japë afatin më të largët të mundshëm, që sipas saj, të eliminohen disa nga sfidat e organizimit të shpejtë të zgjedhjeve.

E para e vendit po ashtu u bëri thirrje të gjitha partive që të zhvillojnë një fushatë zgjedhore me “dinjitet, respekt dhe standarde të larta politike.”

Ajo kërkoi që pas zgjedhjeve partitë të “ulen, të bisedojnë dhe ta marrin përgjegjësinë” për të krijuar institucione stabile.

Por, kundër 28 dhjetorit zyrtarisht u pati deklaruar Partia Demokratike e Kosovës, parti sipas së cilës, mbajtja e zgjedhjeve vetëm pak ditë para ndërrimit të motmoteve krijon vështirësi të mëdha për organizimin e tyre nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, veçanërisht në fazën e numërimit dhe verifikimit të rezultateve.

Kundër ishin edhe krerët e partive si ata të LDK-së, poashtu edhe të AAK-së, të cilët preferuan 21 dhjetorin si datë adekuate për mbajtjen e këtyre votimeve të parakohshme.

Derisa kreu i VV-së, Albin Kurti mirëpriti vendimin e të parës së shtetit për shpalljen e zgjedhjeve më 28 dhjetor.

E menjëherë pas kumtimit të datës së zgjedhjes, dhe përfundimit të konferencës së presidentes, të njëjtës i shkuan në takim e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati dhe ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë