Profesori Blerim Latifi ka theksuar se kur krejt bota normale festoon, Kosova do të votojë.
Ai tha se “kemi dale jashtë binarëve”.
Postimi:
Kur e gjithë bota normale dhe e civilizuar shkon në pushim për festat e fundvitit, ne do të shkojmë në zgjedhje, dhe nata e ndërrimit të motmoteve do të na gjejë duke numëruar vota dhe, sipas mundësive, edhe duke manipuluar rezultate.
Kjo është edhe një shenjë tjetër që tregon se kemi dalë jashtë binarëve të normalitetit, dhe derisa ta thyejmë kokën fort diku, nuk kemi për ta marrë vesh këtë.













