Gani Geci ka reaguar pas shpalljes së zgjedhjeve që do të mbahen më 28 dhjetor 2025, duke njoftuar se kandidati i LDK-së, Fadil Geci, do ta nisë fushatën nga Kulla e Bajraktarit në Llaushë.
Në reagimin e tij, Geci godet ashpër PDK-në dhe LVV-në, duke i quajtur “banda komuniste” dhe duke i vënë në të njëjtin bllok politik, që sipas tij rrjedh nga LPK-ja.
Ai i bën thirrje diasporës, që pritet të jetë e pranishme në vend gjatë periudhës së festave, që t’i japë mbështetje të plotë Fadil Gecit dhe familjes Geci në këto zgjedhje.
Geci thekson se nuk do të heqin dorë nga flamuri Dardan dhe ai kombëtar dhe se LDK-ja do t’i mbetet besnike programit të djathtë dhe trashëgimisë politike të Presidentit Ibrahim Rugova.












