Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi dje se data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare është caktuar të jetë 28 dhjetori.
Vetëm për ty që je përdorues i IQOS, zbulo 1000 Përvoja Unike!
Duam të të shpërblejmë për çdo hap që hedh drejt një bote pa tym.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se me të marrë lajmin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, kjo parti menjëherë filloi mobilizimin.
Një javë më parë, kryetari i LDK-së, Lumri Abdixhiku, dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Llimaj, zhvilluan një takim në një kafene në Prishtinë, një takim që Abdixhiku e quajti të shkëlqyer.
“Ishte një takim i shkëlqyer me një mik të shkëlqyer si Fatmir Limaj”, deklaroi Abdixhiku.
Kjo afërsi e Abdixhikut me Limajn u komentua si një mundësi për një koalicion parazgjedhor midis këtyre dy subjekteve politike.
Lidhur me këto akuza, Haziri tha se ende nuk ka asgjë.
“Gjithçka do të sqarohet në javët në vijim, kështu që pjesën tjetër të lajmeve do ta merrni javën tjetër”, tha Haziri.













