Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vuçiq: Kroacia e Sllovenia, top-mbështetëset për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

21/11/2025 - 20:36
në Kryesore, Lajme
A A
Vuçiq: Kosova do të jetë gjithmonë Serbi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, deklaroi sot në Beograd se Kroacia dhe Sllovenia kanë qenë mbështetëset kryesore të propozimit për heqjen e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, ndërsa Franca dhe Hungaria janë kundërvënë.

Vuçiq tha gjithashtu se Kroacia ka një “strategji doktrinore për të dobësuar shtetin serb”, ndonëse, sipas tij, ai “u dëshiron të gjithëve të mirat”.

Ai u shpreh se rrëzimi i tij nga pushteti është “qëllimi prioritar” i Kroacisë, sepse, sipas tij, ata e konsiderojnë atë “si gjënë më të keqe për interesat e tyre afatgjata”. Sipas Vuçiqit, kjo gjithashtu “nënkupton se ai është gjëja më e mirë për Serbinë”.

“Unë u dëshiroj atyre të mirat, jam i bindur se Serbia dhe Kroacia do të duhet të kenë marrëdhënie shumë më të mira në të ardhmen”, shtoi ai, raporton media kroate “Direktno”, transmeton Klankosova.tv.

Vuçiq tha se gjatë vitit të fundit në mediat kroate janë botuar mbi 25 mijë tekste kundër tij, vetëm rreth 50 prej tyre kanë qenë neutrale dhe asnjë pozitiv.

Ai kritikoi gjithashtu faktin që në Serbi nuk po përmendet roli i Francës në mbështetje të Serbisë në takimin e kësaj jave të Këshillit të BE-së për Punë të Jashtme, ku Parisi u kundërvu heqjes së sanksioneve ndaj Kosovës.

“Franca dhe Hungaria u kundërvunë dhe propozimi nuk kaloi. Hungarezët këtu i lavdërojnë të gjithë për shkak të (kryeministrit) Orbanit, por askush nuk po thotë se edhe francezët ishin në anën tonë, e ishin. Edhe italianët kanë dërguar letër që të hapet Kapitulli 3 në negociatat Serbi–BE. Pse nuk u thuani qytetarëve se Franca dhe Italia janë miqtë tanë, pavarësisht dallimeve rreth Kosovës”, tha Vuçiq.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Serbisë që të mos i quajnë gjermanët “nazistë”, duke theksuar se kjo “jo vetëm që nuk është e vërtetë, por i shkakton dëm të madh Serbisë”.

JU REKOMANDOJMË

Kongresistët amerikanë shkojnë te Kurti në Qeveri, nis takimi

Kongresistët amerikanë shkojnë te Kurti në Qeveri, nis takimi
27/05/2026 - 12:32

Dy kongresistë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Keith Self dhe Suhas Subramanyam, kanë filluar takimin me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Delegacioni amerikan po qëndron...

Më shumëDetails

Abdixhiku: Vlerat që na i mëson festa e Kurban Bajramit, të jenë pjesë e sjelljes çdo ditë

Abdixhiku: Vlerat që na i mëson festa e Kurban Bajramit, të jenë pjesë e sjelljes çdo ditë
27/05/2026 - 12:27

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar festën e Kurban Bajramit me rastin e vizitës në BIK, prej ku përcjelli mesazhin për solidaritet. Duke përmendur...

Më shumëDetails

Buzhala: Sonte ka vdekë ajo pak demokraci që e kemi pas, opozita nuk ka çka lyp në zgjedhje

Buzhala: Sonte ka vdekë ajo pak demokraci që e kemi pas, opozita nuk ka çka lyp në zgjedhje
27/05/2026 - 12:19

Analisti e gazetari, Berat Buzhala ka reaguar pas vendimit të fundit të Qeverisë për ndarjen e dy milionë eurove për fluturimet e mërgatës. Buzhala e ka vlerësuar si...

Më shumëDetails

“Industria” ajrore në vitin 2025 pati qarkullim 2.8 miliardë euro, dje Kurti i ndau edhe 2 milionë për ta

“Industria” ajrore në vitin 2025 pati qarkullim 2.8 miliardë euro, dje Kurti i ndau edhe 2 milionë për ta
27/05/2026 - 12:00

Dje, qeveria në detyrë e vendit, përmes një mbledhjeje elektronike të zhvilluar, ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej dy milionë euro, “për zbatimin...

Më shumëDetails

Si ka ndryshuar përbërja fetare e popullsisë në Kosovë?

Si ka ndryshuar përbërja fetare e popullsisë në Kosovë?
27/05/2026 - 11:49

Nga regjistrimi i popullsisë i vitit 2011 në atë të vitit 2024, numri i të deklaruarve si besimtarë myslimanë në Kosovë ka rënë për mbi 180 mijë persona....

Më shumëDetails

Kongresistët amerikanë takohen me Haxhiun në Presidencë

Kongresistët amerikanë takohen me Haxhiun në Presidencë
27/05/2026 - 11:34

Dy kongresistë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Keith Self dhe Suhas Subramanyam, kanë filluar takimin në Presidencën e Kosovës me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    588 Shpërndaje
    Shpërndaje 235 Tweet 147
  • Shtesat prej 100 euro për fëmijët e pensionistët – ministri jep lajmin e shumëpritur

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • “S’jam edhe aq mirë”- Granit Plava lidhet direkt me një emision, moderatorja i ndërpret telefonatën

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vendimi i Gjykatës së Lartë “godet” rëndë Valon Ademin, Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ekzekutohen 100 eurot për këtë kategori

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë