Analisti kosovar Rron Gjinovci i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama pasiqë ky i fundit tha se nga nesër ndalet transporti publik në kryeqytet për shkak të buxhetit të bllokuar, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Gjinovci i ka thënë Ramës të ankohet tek Abdixhiku.
“Qikjo tentativa e Perparimit me thon që Qeveria e ka blloku buxhetin diqysh po e ka ni presupozim që na jena budallë. I nderum, opozita nuk deshti me votu buxhetin, çka ka mujt me bo Qeveria? Ankohu te Lumiri në këtë rast”, ka shkruar Gjinovci.













