Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KONTRATA PËR DOSTAT | Ish-kolegët e Durmishit fitojnë tender gjysmë milion në ministrinë e tij 

23/11/2025 - 20:10
në Kryesore, Lajme
A A
KONTRATA PËR DOSTAT | Ish-kolegët e Durmishit fitojnë tender gjysmë milion në ministrinë e tij 
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Personat që po shfaqen në pamjet që aktualisht po shihni janë Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, dhe një pjesëtar i familjes Shabani, pronarë të kompanisë “Bageri”, e cila ndër vite ka fituar tenderë milionësh në dikasterin e udhëhequr nga Vetëvendosja.

Takimi, videoja e së cilit po publikohet për herë të parë nga VOX Kosova, besohet të jetë zhvilluar para më shumë se një viti, por diskutimet nga aty po japin ende fryte.

Një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, miqtë e Ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, po vazhdojnë të pasurohen nga buxheti i shtetit.

Kompania “Bageri Sh.P.K.”, ku dikur punonte Durmishi, është shpërblyer sërish me kontratë në tenderin për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve nacionale dhe rajonale.

Vlera totale e tenderit të fituar është 559 mijë e 664 euro për pjesën e tretë të kontratës.

Për më tepër, kontrata me këtë kompani është lidhur në formë njëburimore – çka nënkupton se kjo kompani është ftuar të ofertojë.

Por nuk mbaron me kaq. Në LOT-in për të cilin u shpërblye, kjo kompani ishte e vetmja në garë, pra e vetmja që ofertoi, pa kundërshtarë.

VOX Kosova ka pyetur në lidhje me këtë çështje Leutrim Shabanin, pronarin aktual të firmës, mirëpo i njëjti nuk është përgjigjur.

Leutrimi është djali i Bujar Shabanit, një miku të vjetër të Hysen Durmishit, në një kohë kur ky i fundit madje edhe ishte angazhuar në kompaninë “Bageri”, ku pronarë janë pikërisht familja Shabani.

VOX Kosova ka pyetur edhe vetë Durmishin për raportet aktuale që ka me familjen Shabani dhe tenderin e fituar së fundmi nga kjo kompani, por edhe ky ka zgjedhur të heshtë.

Këto rrethana e vendosin ministrin Hysen Durmishi në qendër të dyshimeve për ndikim të mundshëm në favor të një rrethi të afërt biznesor, duke vënë në pikëpyetje integritetin e procesit publik.

Në këtë kontekst, zgjedhja e tij për të heshtur nuk i shuan shqetësimet, por vetëm sa e rrit nevojën për sqarim të qartë dhe llogaridhënie të plotë.

 

JU REKOMANDOJMË

Ky është historiku i Kurban Bajramit

Ky është historiku i Kurban Bajramit
27/05/2026 - 08:31

Kurban Bajrami është një nga festat më të rëndësishme në besimin mysliman dhe festohet nga miliona besimtarë në mbarë botën. Kjo festë, e njohur ndryshe edhe si Festa...

Më shumëDetails

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë mbushet me besimtarë, falin namazin e Bajramit

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë mbushet me besimtarë, falin namazin e Bajramit
27/05/2026 - 08:09

Besimtarët myslimanë në Shqipëri kanë falur namazin e Kurban Bajramit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë. Numër i madh i qytetarëve morën pjesë në faljen e namazit. Hutbeja...

Më shumëDetails

LDK uron Kurban Bajramin: Qoftë kjo festë ditë gëzimi, mirëkuptimi dhe lumturie për secilin prej jush

LDK uron Kurban Bajramin: Qoftë kjo festë ditë gëzimi, mirëkuptimi dhe lumturie për secilin prej jush
27/05/2026 - 08:05

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka uruar të gjithë qytetarët e besimit islam me rastin e festës së Kurban Bajramit. LDK ka theksuar se kjo festë është simbol...

Më shumëDetails

Albin Kurti uron Kurban Bajramin

Albin Kurti uron Kurban Bajramin
27/05/2026 - 07:55

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se shqiptarët duhet të udhëhiqen çdo ditë...

Më shumëDetails

Kush i “ha” kurbanët e kontrabanduar?

Kush i “ha” kurbanët e kontrabanduar?
27/05/2026 - 07:51

Në prag të festës së Kurban Bajramit, institucionet e Kosovës kanë parandaluar dhjetëra raste të ndryshme të tentimit për futje ilegale (kontrabandës) të deleve në territorin e vendit....

Më shumëDetails

Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur popullin tonë dhe ka shqetësuar aleatët tanë

Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur popullin tonë dhe ka shqetësuar aleatët tanë
27/05/2026 - 07:39

Në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, Myftiu Naim Tërnava mbajti Hytben e Kurban Bajramit. Para besimtarëve myslimanë, Tërnava bëri thirrje që zemrat e tyre të pastrohen nga urrejtja,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    581 Shpërndaje
    Shpërndaje 232 Tweet 145
  • Shtesat prej 100 euro për fëmijët e pensionistët – ministri jep lajmin e shumëpritur

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ekzekutohen 100 eurot për këtë kategori

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “S’jam edhe aq mirë”- Granit Plava lidhet direkt me një emision, moderatorja i ndërpret telefonatën

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vendimi i Gjykatës së Lartë “godet” rëndë Valon Ademin, Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë