KQZ-ja do të mbajë mbledhjen e radhës.
Aty pritet të shqyrtohet buxheti për zgjedhjte e 28 dhjetorit.
Përveç buxhetit, KQZ do të trajtojë edhe çështje të tjera thelbësore për organizimin e procesit zgjedhor, përfshirë:
Shqyrtimin dhe miratimin e planit kohor të aktiviteteve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare;
Shqyrtimin dhe miratimin e formulës për përbërjen e Komisioneve Komunale Zgjedhore, të cilat do ta administrojnë procesin në nivel lokal.
Në rend dite janë edhe disa pika të tjera procedurale që lidhen me përgatitjet teknike dhe administrative për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.













