Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka pritur në takim kongresistët amerikanë Mike Turner dhe Donald Norcross, anëtarë të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura dhe të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Në takim u diskutua për marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe bashkëpunimin bilateral, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Kurti theksoi se Kosova e ka katërfishuar buxhetin e mbrojtjes gjatë mandatit aktual, duke avancuar kapacitetet me sisteme të reja, përfshirë ato amerikane, si dhe se mbi 1000 pjesëtarë të FSK-së janë trajnuar në programe ushtarake në SHBA.
Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës.














