Kryetari i Bashkimit Demokratike për Integrim, Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se sot gjatë qëndrimit në Drenas, Skenderaj dhe Prishtinë, u takua me Bedri Hamzën, Sami Lushtakun dhe me Ramiz Lladrovcin.
Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se pati kënaqësi t’i takonte miqtë e tij dhe ua uroi pozitat që morën.
Postimi:
Sot në Drenas, Skenderaj dhe Prishtinë pata kënaqësinë të takoj dhe të uroj miqtë e mi: Ramiz Lladrovcin për mandatin e ri në krye të Drenasit, Sami Lushtakun për mandatin në krye të Skenderajit dhe Bedri Hamzën për detyrën e re si Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Këto ditë të rëndësishme sjellin jo vetëm përgjegjësi të reja, por edhe një mesazh të fuqishëm për bashkim, unitet dhe koordinim mes të gjithëve që punojnë për interesin e përbashkët të qytetarëve dhe të Kosovës.
Vetëm të bashkuar, me vullnet të mirë dhe me vizion të qartë, arrihen fitoret më të mëdha.















