Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gashi i rreshton një nga një pengesat ligjore për buxhetin rreth të cilit VV-ja po tenton kapitalizim politik

25/11/2025 - 08:09
në Kryesore, Lajme
A A
Me 28 dhjetor zgjedhjet, Gashi: U bëftë dita që Kosova kthehet kah e mira
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka dhënë shpjegime të detajuara ligjore dhe procedurale se pse miratimi i buxhetit në rrethanat aktuale politike është i pamundur.

Në një deklaratë të dhënë në emisionin “Pressing”, Gashi ka theksuar se si përfaqësues i qytetarëve ka përgjegjësi të garantojë kushtetueshmërinë e proceseve, duke nënvizuar se situata aktuale është e bllokuar nga rregullorja e Kuvendit dhe ligjet në fuqi.

Sipas Gashit, pengesa kryesore qëndron në faktin se me shpërndarjen e legjislaturës së kaluar, të gjitha iniciativat ligjore bien poshtë.

“Unë, si i zgjedhur i qytetarëve, kam përgjegjësi me garantu që ka kushtetueshmëri dhe ligjshmëri. Situata është e tillë që edhe Kushtetuta edhe rregullorja e punës së Kuvendit thonë që çdo propozim që mbetet në procedurë në momentin e shpërndarjes së Kuvendit kthehet në pikën zero. Ato janë kthyer të gjitha në pikën zero.” – deklaroi Gashi.

Një tjetër problematikë që depueti ka ngritur është ekskluziviteti i propozimit të buxhetit. Ai sqaroi se Ligji për Financat Publike ia njeh këtë të drejtë vetëm Qeverisë, dhe jo deputetëve apo grupeve parlamentare.

Në këtë kontekst, Gashi shpjegon se qeveria në detyrë nuk e ka këtë mundësi mbi argumentin e thjeshtë që Kurti dhe të tjerët mbajnë rolin e deputetëve.

“Problemi i dytë është: sipas Ligjit për Financat Publike dhe Përgjegjësitë, i vetmi institucion që mund me propozu buxhet është Qeveria e Republikës së Kosovës. Nuk mundet askush tjetër. Është i vetmi ligj të cilin nuk mund ta propozojë deputeti, nuk mund ta propozojë as një grup parlamentar. I vetmi ligj që mund të propozohet me ekskluzivitet nga qeveria është ligji për ndarjet buxhetore. Pastaj lind problemi tjetër – a është e autorizuar Qeveria e cila është në detyrë, e cila nuk ka kryeministër, kryeministri i cili e ka marrë funksionin e deputetit.” – shtoi Gashi.

Përveç anës propozuese, deputeti i LDK-së ka vënë theksin edhe te pamundësia e shqyrtimit të projektligjit për buxhetin.

“Kjo është njëra pjesë e problemit. Pjesa e dytë e problemit janë komisionet – kush do ta trajtojë? Ju e gjeni që ligji shkon në procedurë kuvendore, dy lexime, duhet të jenë të paktën 4 komisione të përhershme. Ato nuk ekzistojnë. Prap kthehemi tek rregullorja e punës së Kuvendit dhe kjo rregullore thotë se komisionet reflektojnë përbërjen politike të Kuvendit dhe ndarjen pozitë-opozitë.” – tha Gashi.

JU REKOMANDOJMË

Bardhyl Hasanpapaj: Elektorati është ku shkon Vjosa Osmani, jo ku ka qenë

Bardhyl Hasanpapaj: Elektorati është ku shkon Vjosa Osmani, jo ku ka qenë
27/05/2026 - 00:14

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bardhyl Hasanpapaj, ka deklaruar se elektorati i Vjosa Osmanit është ku shkon e ajo dhe jo ku...

Më shumëDetails

Del vendimi i plotë, çka po synon qeveria me 2 milionë Eurot për fluturimet e mërgatës

Del vendimi i plotë, çka po synon qeveria me 2 milionë Eurot për fluturimet e mërgatës
27/05/2026 - 00:10

Dy javë para zgjedhjeve, Qeveria në detyrë në krye me Albin Kurtin ka ndarë 2 milionë euro për mbështetjen e linjave të fluturimit për mërgatën. Por, çka synohet...

Më shumëDetails

Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ballafaqoj në gjykatë

Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ballafaqoj në gjykatë
26/05/2026 - 23:02

Ish-presidentja e Kosovës dhe kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka deklaruar se do t’i ndjekë në rrugë ligjore deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët sipas saj...

Më shumëDetails

Mblidhet Qeveria në detyrë: Ndan 2 milionë euro për “linjat e fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën”

Mblidhet Qeveria në detyrë: Ndan 2 milionë euro për “linjat e fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën”
26/05/2026 - 22:42

Qeveria në detyrë ka mbajtur sot mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime. Sipas njoftimit të ZKM, Qeveria ka ndarë mjete buxhetore në shumë 2 milionë...

Më shumëDetails

35-shi i PDK-së, Lulzim Aliu, merr mbështetje të fuqishme në Greme të Ferizajit

35-shi i PDK-së, Lulzim Aliu, merr mbështetje të fuqishme në Greme të Ferizajit
26/05/2026 - 22:18

Kandidati për deputet nga PDK, Lulzim Aliu, ka marrë mbështetje të fuqishme në Greme të Ferizajit, raporton Gazeta Online Veriu.info. “Përkrahja dhe mbështetja e fuqishme që po marrim...

Më shumëDetails

Murati: Fillimisht shtesat i quanin “vitra”, tash “blerje votash” – këto janë për përballje me inflacionin

Murati: Fillimisht shtesat i quanin “vitra”, tash “blerje votash” – këto janë për përballje me inflacionin
26/05/2026 - 22:04

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati është i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka thënë se kritikët fillimisht shtesat i quanin si “vitra”,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    577 Shpërndaje
    Shpërndaje 231 Tweet 144
  • Shtesat prej 100 euro për fëmijët e pensionistët – ministri jep lajmin e shumëpritur

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ekzekutohen 100 eurot për këtë kategori

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “S’jam edhe aq mirë”- Granit Plava lidhet direkt me një emision, moderatorja i ndërpret telefonatën

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vendimi i Gjykatës së Lartë “godet” rëndë Valon Ademin, Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë