Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se ka pritur në takim ish-pjesëtarin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiun, i cili është liruar nga paraburgimi në Serbi pas disa muajsh mbajtjeje.
Ajo i uroi atij rikthim të lehtë në normalitet pranë familjes.
Osmani u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë jashtë vendit të shmangin udhëtimin përmes Serbisë, duke theksuar se atje ende veprojnë struktura me mentalitet të ngjashëm me regjimin e kaluar serb.












