Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bedri Hamza: Një Kosovë ma e mirë është e mundur, ma jepni besimin ta kthejmë stabilitetin!

25/11/2025 - 17:59
në Lajme
A A
Bedri Hamza: Një Kosovë ma e mirë është e mundur, ma jepni besimin ta kthejmë stabilitetin!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka publikuar një videoadresim drejtuar qytetarëve, ku thekson rëndësinë e zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe kërkon besimin për të udhëhequr vendin drejt stabilitetit dhe zhvillimit.

“Me 28 dhjetor, vota juaj do ta përcaktojë drejtimin e Kosovës. Një përgjegjësi e rëndësishme, por një mundësi e madhe për ndryshim,” ka thënë Hamza në adresimin e tij, duke paraqitur dy rrugë të mundshme për vendin. 

“A do ta kemi një qeveri stabile, një qeveri që na bashkon të gjithëve dhe një Kryeministër që u shërben me të vërtetë qytetarëve? Apo do të vazhdojmë me të njëjtin avaz të krizave, përçarjeve e papërgjegjësisë?!”

Hamza kërkon mandatin qytetar për të udhëhequr Kosovën.

“Unë e zgjedh të parën, prandaj sot po e kërkoj besimin tuaj. Ma jepni besimin që unë ta rikthej stabilitetin në Kosovë.”

Në videomesazh, ai premton formimin e një kabineti profesional dhe të përgjegjshëm.

“Më besoni që unë ta formoj një qeveri me njerëz të aftë dhe të ndershëm. Një qeveri që i mban premtimet dhe që i vendos qytetarët në radhë të parë. Më besoni që unë të udhëheq me transparencë, me përgjegjësi dhe me rezultate, për t’i sjellë Kosovës zhvillim dhe mirëqenie”, ka thënë ai.

Kreu i PDK-së, përshkruan gjendjen aktuale në vend si të rënduar.

“Sot, Kosova është e rënduar nga krizat. Jetojmë nën një mjegull pasigurie dhe jostabiliteti. Ndërkohë që shohim çdo ditë se si shpresa tek të rinjtë tanë është zbehur”, shtoi ai.

Hamza iu drejtua qytetarëve me mesazhin se ndryshimi është i mundur.

“Sot, unë dua t’ju them se nuk ka pse të jetë më kështu. Me 28 dhjetor, ju kërkoj një shans për ta hequr këtë mjegull mbi vendin dhe njerëzit tanë”.

“Sepse Kosova mundet ma mirë. Sepse ju meritoni shumë ma mire. Më jepni mundësinë që të sjell në shërbimin publik njerëzit ma të mirë dhe ma të talentuar që ka Kosova. Ma jepni mundësinë t’i ndryshoj zakonet e viteve të fundit të cilat po e mbajnë peng vendin tone”, thotë Kryetari i PDK-së.

Ai flet për një perspektivë të re për vendin.

“Ka një Kosovë ma të mirë përpara nesh. Një Kosovë që është e mundur dhe e arritshme. Një Kosovë stabile. Një Kosovë prosperuese. Një Kosovë të mundësive për të gjithë. Me 28 dhjetor, e hapim kapitullin e ri. Le ta zgjedhim unitetin. Le ta zgjedhim stabilitetin. Le ta zgjedhim mirëqenien për Kosovën”, përfundon mesazhin e tij lideri i PDK-së.

JU REKOMANDOJMË

Kurti pasi Sllovenia njeh patentë shoferët e Kosovës: Tjetër lajm i mirë për qytetarët, bashkatdhetarët dhe shtetin tonë
Kryesore

Kurti pasi Sllovenia njeh patentë shoferët e Kosovës: Tjetër lajm i mirë për qytetarët, bashkatdhetarët dhe shtetin tonë

25/11/2025 - 19:50
MPJD: Jemi të gatshëm të ndihmojmë Marokun pas tërmetit shkatërrues
Kryesore

MPJD i kërkon konfirmim Serbisë për arrestimin e Avni Qenajt, i drejtohet zyrtarit ndërlidhës serb në Kosovë

25/11/2025 - 19:19
Tahiri kërkon reformë zgjedhore: Balotazhi s’i shërbeu askujt, dalja në zgjedhje s’është reale
Lajme

Tahiri: Kurti nga dita e parë nuk i ka pasur numrat për qeveri

25/11/2025 - 19:08
Avokati i Ridvan Muharremit: Ai ka kontribuar shumë edhe për UÇK-në, e ka sjellë i pari Samsungin në Kosovë
Kryesore

Avokati i Ridvan Muharremit: Ai ka kontribuar shumë edhe për UÇK-në, e ka sjellë i pari Samsungin në Kosovë

25/11/2025 - 19:00
Arrestimi i Avni Qenajt në Serbi, MPJD i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të rrisë vigjilencën dhe presionin ndaj autoriteteve serbe
Lajme

Arrestimi i Avni Qenajt në Serbi, MPJD i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të rrisë vigjilencën dhe presionin ndaj autoriteteve serbe

25/11/2025 - 18:55
Netanyahu takohet ndaras me ministrin e Mbrojtjes e komandantin e ushtrisë – përpiqet t’i pajtojë
Lajme

Netanyahu takohet ndaras me ministrin e Mbrojtjes e komandantin e ushtrisë – përpiqet t’i pajtojë

25/11/2025 - 18:51

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Historia e dhimbshme e influenceres që iu bashkua BBVK4

    Historia e dhimbshme e influenceres që iu bashkua BBVK4

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • Bekim Feka – qytetarit që e incizoi punëtorin pa masa sigurie: “A kur te she njeri qe inqizon direkt e ta q…. nanen tull kry…”

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Abdixhiku i reagon Osmanit pasi ajo bëri me gisht kah ish-opozita për buxhetin, e zbulon çfarë i kishte propozuar

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ky është reagimi i Ramiz Lladrovcit pas fjalëve të Bedri Hamzës për të

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • A do të nënshkruhet nesër koalicioni me PDK-në? Ja çfarë thotë Eman Rrahmani

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë