Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër platformën zgjedhore të Albin Kurtit, duke e cilësuar si tipike për një qasje autoritare që, sipas tij, shfrytëzon aparatin shtetëror për qëllime të pushtetit.
Molliqaj tha se ndaj kësaj tendence, vendosja e vijave të kuqe për bashkëpunim është e domosdoshme, ndërsa heqja e tyre do të ishte një gabim politik.











