Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Netanyahu takohet ndaras me ministrin e Mbrojtjes e komandantin e ushtrisë – përpiqet t’i pajtojë

25/11/2025 - 18:51
në Lajme
A A
Netanyahu takohet ndaras me ministrin e Mbrojtjes e komandantin e ushtrisë – përpiqet t’i pajtojë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u takua ndaras të martën me ministrin e Mbrojtjes, Israel Katz, dhe me komandantin e ushtrisë, Gjeneral Lejtënant Eyal Zamir, në përpjekje për të depërshkallëzuar një përplasje publike mes dy zyrtarëve të lartë të sigurisë, raportojnë mediat izraelite.

Katzi dhe Zamiri u përplasën të hënën, pasi ministri dha urdhër për rihetimin e hulumtimit të jashtëm nga ushtria për hetimet e mëhershme të brendshme rreth dështimeve për parandalimin e sulmit të udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Zamiri gjithashtu e akuzoi Katzin për ndërhyrje politike dhe për dëmtim të nivelit të përgatitjes së ushtrisë duke I ngrirë promovimet në pozita të larta për 30 ditë. Këto promovime në detyrë duhet të miratohen nga ministri i Mbrojtjes.

Përderisa në raportime të hënën thuhej se Netanyahu kishte synuar që t’i bënte bashkë në takim Zamirin dhe Katzin, ai në fund vendosi që fillimisht të takohej vetëm me ministrin e tij, e më pas me komandantin e ushtrisë.

Në raportimet e se martës thuhej se një takim ku do të ishin të pranishëm tre zyrtarët e lartë kishte pak gjasa që të mbahej, pasi disa spekuluan se Katzi mund të kishte refuzuar një të tillë.

Disa media raportuan se në takimet e ndara, Netanyahu kërkoi që Katzi dhe Zamiri t’i ulnin tensionet në publik dhe ta hiqnin përplasjen e tyre nga kryetitujt e gazetave.

Katzi ka qenë duke kundërshtuar një fushatë disamujore kundër Zamirit në lidhje me emërimet e larta në ushtri duke promovuar në mënyrë selektive oficerë dhe duke i refuzuar emërimet e të tjerëve. Disa zyrtarë ushtarakë kanë paralajmëruar se ministri po mundohet që ta politizojë ushtrinë duke i marrë nën kontroll emërimet e larta.

JU REKOMANDOJMË

Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”

Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”
06/07/2026 - 16:57

Prokuroria Speciale javën e kaluar ka goditur një rrjet të madh të dyshuar për kontrabandë, shmangie tatimi dhe krim të organizuar. Nga ky aksion i madh janë arrestuar...

Më shumëDetails

Ramosaj shpërthen pas inspektimeve në “Vita”: Skenarë të poshtër, s’ka çka lypë këshilltari aty

Ramosaj shpërthen pas inspektimeve në “Vita”: Skenarë të poshtër, s’ka çka lypë këshilltari aty
06/07/2026 - 16:32

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka kritikuar institucionet pas inspektimeve të kryera një ditë më parë në qumështoren “Vita”, duke i cilësuar veprimet e tyre si të papranueshme.Ramosaj...

Më shumëDetails

Isufaj: Së shpejti finalizohen hetimet për rastin e Jasharajve

Isufaj: Së shpejti finalizohen hetimet për rastin e Jasharajve
06/07/2026 - 16:12

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj tha se hetimet për rastin e sulmit ndaj familjes Jasharaj nga Prekazi më 1998, pritet të përfundojnë së shpejti. Në një konferencë...

Më shumëDetails

Osmani: Biseduam me Abdixhikun se si të ecim përpara, s’është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin e tij

Osmani: Biseduam me Abdixhikun se si të ecim përpara, s’është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin e tij
06/07/2026 - 16:00

Ish-presidentja Vjosa Osmani tha se sot zhvilluan disa takime në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa shtoi se nuk është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin e kryetarit...

Më shumëDetails

Rron Gjinovci reagon ndaj protestës së fermerëve: Praktikisht kërkesa e tyre është të mos inspektohet kompania që e përpunon qumështin

Rron Gjinovci reagon ndaj protestës së fermerëve: Praktikisht kërkesa e tyre është të mos inspektohet kompania që e përpunon qumështin
06/07/2026 - 15:48

Aktivisti i njohur për qëndrimet e tij në mbështetje të Qeverisë, Rron Gjinovci, ka reaguar ndaj protestës së fermerëve, të cilët sot para Ministrisë së Bujqësisë zbrazën qumësht...

Më shumëDetails

Haradinaj në mbështetje të fermerëve: Institucionet të reflektojnë, t’i marrin seriozisht kërkesat e tyre dhe të kompensojnë dëmet e shkaktuara

Haradinaj në mbështetje të fermerëve: Institucionet të reflektojnë, t’i marrin seriozisht kërkesat e tyre dhe të kompensojnë dëmet e shkaktuara
06/07/2026 - 15:36

Ish lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar në mbështetje të protestës së fermerëve, duke e cilësuar gjendjen në sektorin e qumështit si të dhimbshme dhe shqetësuese. Në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Sekuestrimi i aseteve me vlerë 1 milion euro, publikohet video e aksionit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Gjatë kontrollit në Aeroportin e Prishtinës, ja çka gjeti policia në çantën e një gruaje

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ky është personi që dyshohet se ka pastruar paratë e drogës në Itali dhe të cilit iu konfiskuan pronat në Kosovë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Babai i të riut që u vra në Suedi: U prehsh në paqe djali jem, babi të do të shumë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë