Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

MPJD i kërkon konfirmim Serbisë për arrestimin e Avni Qenajt, i drejtohet zyrtarit ndërlidhës serb në Kosovë

25/11/2025 - 19:19
në Kryesore, Lajme
A A
MPJD: Jemi të gatshëm të ndihmojmë Marokun pas tërmetit shkatërrues
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) njofton se, menjëherë pas marrjes së informacionit mbi arrestimin e shtetasit të Kosovës Avni Qenaj, nga autoritetet e Serbisë, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka ndërmarrë veprimet e para duke i adresuar Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, kërkesë zyrtare për konfirmimin e arrestimit, arsyet konkrete të ndalimit, vendndodhjen aktuale ku ai po mbahet, si dhe çdo informacion tjetër të domosdoshëm për trajtimin e mëtejmë të rastit.

“Paralelisht, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi e ka njoftuar për rastin edhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, duke kërkuar monitorim të shtuar dhe transparencë të plotë nga autoritetet serbe në lidhje me procedurat e ndërmarra.

Gjithashtu është dërguar tashmë notë verbale te misionet diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi, me qëllim sigurimin e angazhimit të partnerëve ndërkombëtarë në mbrojtje të të drejtave dhe sigurisë së shtetasit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

“Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi do të procedojë me paraqitjen e kërkesës zyrtare për lejimin e vizitës të personit të arrestuar, sapo të konfirmohet lokacioni i saktë ku ai po mbahet”.

“MPJD rithekson angazhimin e saj të plotë dhe të pandërprerë për ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit dhe siguron se opinioni publik do të informohet me kohë dhe në mënyrë të vazhdueshme për të gjitha zhvillimet”, thuhet në reagimin e ministrisë.

“Edhe njëherë, MPJD i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të rrisë vigjilencën dhe presionin ndaj autoriteteve të Serbisë, e cila vazhdon praktikën e keqtrajtimit dhe intimidimit të shtetasve të Republikës së Kosovës, duke cenuar kështu normat dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, përfundon njoftimi.

 

 

JU REKOMANDOJMË

Në 27-vjetorin e rënies, përkujtohen dëshmorët e fshatit Baks të Skenderajt

Në 27-vjetorin e rënies, përkujtohen dëshmorët e fshatit Baks të Skenderajt
21/03/2026 - 11:00

Me rastin e 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të fshatit Baks të komunës së Skenderajt, Xhevat Osmani, Sejdi Osmani dhe Hysen Zeqiri, sot do të organizohen homazhe...

Më shumëDetails

Një muaj paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik në Vushtrri ku 27-vjeçari humb jetën pasi u godit në shiritin emergjent

Një muaj paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik në Vushtrri ku 27-vjeçari humb jetën pasi u godit në shiritin emergjent
21/03/2026 - 10:28

Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë, ku një i ri ka humbur jetën në vendin e...

Më shumëDetails

Tragjedia në Vjenë: Sot varroset në Skenderaj, Pajtim Bajrami

Tragjedia në Vjenë: Sot varroset në Skenderaj, Pajtim Bajrami
21/03/2026 - 10:07

Lamtumira e fundit do t’i jepet sot edhe Pajtim Bajramit, njëri nga tre kosovarët që humbi jetën në një kantier ndërtimi në Vjenë. Varrimi i të ndjerit bëhet...

Më shumëDetails

Një grua sulmon policen brenda stacionit policor në Ferizaj

Një grua sulmon policen brenda stacionit policor në Ferizaj
21/03/2026 - 10:02

Një rast i kanosjes ndaj personit zyrtar është raportuar të premten në Ferizaj. Sipas raportit zyrtar, një grua dyshohet se ka kanosur e më pas sulmuar fizikisht një...

Më shumëDetails

Kapet në Peru kreu shqiptar i bandës kriminale të kokainës

Kapet në Peru kreu shqiptar i bandës kriminale të kokainës
21/03/2026 - 09:50

Të premten, Zyra e Prokurorisë Korporative të specializuar për krime të trafikut të paligjshëm të drogës në Callao, Peru, arriti të sigurojë 18 muaj paraburgim për disa persona...

Më shumëDetails

Bizneset në Kosovë në rrezik nga falsifikimet, konsumatorët paguajnë çmimin e markave të falsifikuara

Bizneset në Kosovë në rrezik nga falsifikimet, konsumatorët paguajnë çmimin e markave të falsifikuara
21/03/2026 - 09:31

Markat tregtare në Kosovë sigurojnë mbrojtje ligjore për bizneset dhe konsumatorët, ndërsa shkeljet e tyre ndiqen me procedura gjyqësore dhe veprime doganore. Regjistrimi i markës garanton ekskluzivitet, mbron...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    318 Shpërndaje
    Shpërndaje 127 Tweet 80
  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    166 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 42
  • IPK konfirmon fillimin e hetimit për aksidentin ku humbi jetën 27 vjeçari në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë