Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka prezantuar aderimin më të ri në partinë e tij, mjekun Adriatik Berisha, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Berisha është mjeku që u kujdes për babain e Hashim Thaçit sa ishte në spital.
“Përveç ekspertizës së tij, ai ka treguar gjithmonë përkushtim, humanizëm dhe vlera të forta atdhetare.” – shkruan ai.
Postimi i plotë:
Ekipit tonë iu bashkua një profesionist i jashtëzakonshëm: hematologu i njohur, Dr. Adriatik Berisha.
Përveç ekspertizës së tij, ai ka treguar gjithmonë përkushtim, humanizëm dhe vlera të forta atdhetare.
Kosova ka nevojë për profesionistë dhe PDK është shtëpia e tyre.
Mirë se erdhe në familjen tonë politike, Dr. Adriatik!













