Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rasti i Djokoviç, çfarë folën Kryeministrat e Australisë dhe Serbisë?

11/01/2022 - 12:44
në Kryesore, Lajme
A A
Rasti i Djokoviç, çfarë folën Kryeministrat e Australisë dhe Serbisë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri australian, Scott Morrison ka diskutuar për tenistin serb, Novak Gjokoviq dhe vizën e tij me homologen serbe, Ana Bërnabiq, teksa tenisti vazhdon të përballet me kërcënimet për dëbim, pavarësisht se ka fituar betejën gjyqësore, që ia mundëson garën në turneun, Australian Open.

Zyra e Morrisonit ka thënë se dy krerët qeveritarë janë pajtuar, përmes telefonit, që të mbesin në kontakt për çështjen e vizës së 34-vjeçarit.

Televizioni publik i Serbisë, ka raportuar se Bërnabiq i ka kërkuar Morrisonit që të sigurohet se tenisti serb po trajtohet me dinjitet.

“Kryeministrja serbe e ka theksuar rëndësinë e krijimit të kushteve për trajnim fizik dhe psikik për garën e radhës, duke marrë parasysh se Gjokoviq nuk ka mundur të ushtrojë në ditët e fundit dhe se turneu në Melbërn nis këtë fundjavë”, ka thënë Televizioni serb.

Gjokoviq është parë në fushën e tenisit disa orë pasi është liruar nga qendra e ndalimit në Melbërn.

Më 10 janar, një gjyqtar australian ka fuqizuar vizën e tenisit, ndonëse ajo i ishte refuzuar javën e kaluar, pasi tenisti i pavaaksinuar kundër koronavirusit është thënë se ka shkelur rregulloret e Australisë për luftim të pandemisë.

Ai ka siguruar një dokument mjekësor nga organizata për tenis në Australi, që i mundësonte shmangien e kufizimeve për të hyrë në këtë shtet, pasi ka deklaruar se është infektuar me koronavirus muajin e kaluar.

Ndonëse gjykata ka thënë se viza e tij është valide për shkak të situatës së krijuar dhe mundësisë së kufizuar të Gjokoviqit për të biseduar me këshilltarë dhe organizatorë të turneut, ajo nuk ka marrë vendim nëse ka qenë e arsyeshme kërkesa e tij për shmangie nga kufizimet.

Në publik ka dyshime për dokumentin e Gjokoviqit që tregon se ai ka qenë i infektuar me koronavirus më 16 dhjetor, pasi ai ka bërë paraqitje publike pas asaj date, pa vendosur maskë dhe pa mbajtur distancë fizike.

Sipas ligjit serb, një person që infektohet me koronavirus, duhet të qëndrojë për 14 ditë në karantinë.

Ministri australian për Migrim, Alex Hawke, ka paralajmëruar se është duke konsideruar mundësinë e ushtrimit të fuqisë ekzekutive për ta dëbuar Gjokoviqin.

JU REKOMANDOJMË

Avokatja e Albert Sylajt në seancë dëgjimore: Ai u vetëdorëzua për hatër të nënës, ishte në gjendje të bënte vetëvrasje

Avokatja e Albert Sylajt në seancë dëgjimore: Ai u vetëdorëzua për hatër të nënës, ishte në gjendje të bënte vetëvrasje
29/10/2026 - 13:39

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti më 28 tetor 2026 ka caktuar masën e paraburgimit Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e ish-kunatës së tij, Arlinda Zekaj në Vitomiricë...

Më shumëDetails

Vendos Gjykata Supreme: Valon Lluka mbetet në paraburgim deri në vendosjen nga Gjykata Themelore

Vendos Gjykata Supreme: Valon Lluka mbetet në paraburgim deri në vendosjen nga Gjykata Themelore
29/10/2026 - 13:29

Gjykata Supreme e Kosovës e ka miratuar pjesërisht ankesën e Valon Llukës, duke e rikthyer në rivendosje rastin e tij. Gazeta Blic e ka parë vendimin e Supremes,...

Më shumëDetails

“Zhduket” Faruk Muçolli, zyrtari policor që i tha Arlinda Zekajt: Na ke lodhë

“Zhduket” Faruk Muçolli, zyrtari policor që i tha Arlinda Zekajt: Na ke lodhë
29/10/2026 - 13:18

Togeri i Policisë së Kosovës, Faruk Muçolli, nuk figuron më në Facebook, pas reagimeve të shumta për rastin e Arlinda Zekajt. Fillimisht, Muçolli kishte fshirë të dhënat e...

Më shumëDetails

“​​Krejt Migjenat n’burg” – qytetarët protestojnë për Arlinda Zekajn në Ferizaj, kërkojnë llogari nga institucionet

“​​Krejt Migjenat n’burg” – qytetarët protestojnë për Arlinda Zekajn në Ferizaj, kërkojnë llogari nga institucionet
29/10/2026 - 13:10

Në qendër të Ferizajt ka nisur protesta e dytë duke kërkuar llogari nga institucionet për vrasjen e Arlinda Zekajt. Qytetarët që sot po protestojnë në Ferizaj për vrasjen...

Më shumëDetails

Marrëveshja Kosovë-Danimarkë, ja kur nis transferimi i të burgosurve

Marrëveshja Kosovë-Danimarkë, ja kur nis transferimi i të burgosurve
29/10/2026 - 13:07

Në Prishtinë po mbahet konferenca ndërkombëtare “Zbatimi i marrëveshjes Kosovë–Danimarkë për transferimin e të burgosurve në Kosovë: sfidat ligjore, të drejtat e njeriut dhe çështjet operacionale”, e organizuar...

Më shumëDetails

Ministri Murati jep lajmin që po e presin të gjithë: Ja kur ekzekutohet paga e 13-të

Ministri Murati jep lajmin që po e presin të gjithë: Ja kur ekzekutohet paga e 13-të
29/10/2026 - 12:55

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se paga e 13-të për sektorin publik është e paraparë me Ligjin e Buxhetit dhe do të paguhet në fillim të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “ProDiagnostic XS” në Prizren zbulohet se ofronte ekografi pa licencë, Inspektorati e gjobit vetëm me 1 mijë euro

    “ProDiagnostic XS” në Prizren zbulohet se ofronte ekografi pa licencë, Inspektorati e gjobit vetëm me 1 mijë euro

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Pasi ia mori jetën Arlindës, deshi të…”, zbulohet se si u tentua që Sylaj të shpëtojë nga paraburgimi

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Deputetja e VV-së tha se kishte lexuar që Ramushi e kishte rrahur, reagon ashpër Anita Haradinaj

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Arben Gashi: Përparim Rama i rëndësishëm për LDK-në, por i ka …

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Ministri Murati jep lajmin që po e presin të gjithë: Ja kur ekzekutohet paga e 13-të

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë