Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“ProDiagnostic XS” në Prizren zbulohet se ofronte ekografi pa licencë, Inspektorati e gjobit vetëm me 1 mijë euro

28/10/2026 - 14:07
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
“ProDiagnostic XS” në Prizren zbulohet se ofronte ekografi pa licencë, Inspektorati e gjobit vetëm me 1 mijë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private që operojnë në mënyrë të kundërligjshme, me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), kemi hasur edhe në një Kabinet të Radiologjisë në Prizren që është gjobitur nga Inspektorati Shëndetësor, për shkak të ofrimit të shërbimeve shëndetësore pa licencë.

Veriu.info ka siguruar një raport inspektimi të Inspektoratit Shëndetësor në të cilin janë evidentuar shkelje të gjetura në Kabinetin e Radiologjisë “ProDiagnostic XS” në Prizren me themelues Xhemal Nazifi, të cilit i janë vendosura edhe disa ndalesa.

Sipas raportit dhe procesverbalit është konstatuar se në “ProDiagnostic XS” janë ofruar shërbime shëndetësore të palicencuara.

“Gjatë verifikimit të regjistrit të pacientëve, u konstatua se në kuadër të institucionit (Kabinet për Radiologji) ofrohen shërbime shëndetësore të ekografisë. Nga verifikimi në sistemin elektronik të Divizionit për Licencim dhe Akreditim (DLA) në Ministrinë e Shëndetësisë, rezultoi se ky shërbim nuk figuron i lajmëruar dhe i licencuar”, thuhet në raportin që e posedon Veriu.info.

Gjetje tjetër në “ProDiagnostic XS” është evidentuar mungesa e dozimetrit personal për monitorimin e ekspozimit profesional ndaj rrezatimit jonizues për stafin që punon me pajisje radiologjike.

Mungesa e dozimetrit personal përbën një rrezik serioz ligjor, institucional, por mbi të gjitha shëndetësor dhe profesional për stafin. Rreziqet kryesore që vijnë nga mosaplikimi i këtij monitorimi janë: ekspozimi i pakontrolluar dhe tejkalimi i kufijve të lejuar të rrezatimit, dëmtimet afatgjata shëndetësore (efektet stohastike dhe deterministike), si dhe mungesa e sinjalizimit të parakohshëm për defektet apo rrjedhjet e mundshme.

Në fund të inspektimit, Kabinetit të Radiologjisë “ProDiagnostic XS” i është ndaluar të ofrojë shërbime shëndetësore që nuk janë të lajmëruara dhe të licencuara në DLA/MSh.

Po ashtu këtij institucioni privat i është shqiptuar edhe një gjobë prej vetëm 1 mijë euro për shkeljet e konstatuara.

Veriu.info ka marrë edhe qëndrimin e “ProDiagnostic XS” për këtë inspektim, ku në një përgjigje të shkurtër të tyre thuhet: “Të gjitha ato kërkesa ne i kemi plotësu në vazhdim, por edhe kemi qenë të dënuar dhe e kemi paguar gjobën”.

Ndër dokumentet e siguruara nga Veriu.info është edhe çmimorja e gjetur nga inspektorët në “ProDiagnostic XS”, prej së cilës në shërbimet e ekografisë hyjnë: Ultrazëri i abdomenit, Ultrazëri i qafës, Ultrazëri i gjirit, Ultrazëri i testiseve, Doppleri i karotideve dhe Doppleri i ekstremiteteve.

Ndryshe, subjekti juridik që ka në zotërim këtë Kabinet të Radiologjisë është kompania “Prodiagnostic XS O.P.” e themeluar në Prizren në vitin 2009. Pronarë të saj janë Xhemal Nazifi dhe Sylejman Krasniqi.

Pamje të inspektimit nga hapësirat ku janë evidentuar shkeljet:

LEXONI EDHE:

“Miliona” e Salih Imerit u zbulua duke ofruar radiologji stomatologjike pa licencë, Inspektorati ia ndaloi shërbimin (Dokument/foto)

Skandal në “ProLab Medical Center” të Haxhijahës e Kurshumliut: Analiza pa biokimist e teste gjenetike pa licencim – Inspektorati vendos ndalesa (Dokument)

 

 

 

 

 

Tags: PrizrenProDiagnostic XSSylejman KrasniqiXhemal Nazifi

JU REKOMANDOJMË

Sot varroset Xhemë Kadriu që humbi jetën në vendin e punës në Skenderaj

Sot varroset Xhemë Kadriu që humbi jetën në vendin e punës në Skenderaj
28/10/2026 - 14:04

Xhem Kadriu nga Kopiliqi i Epërm i Skenderajt, i cili humbi jetën më 27 tetor në një incident në lift në vendin e punës, do të varroset sot....

Më shumëDetails

CNN: Izraelitët rikthehen në një ngërç të njohur politik që nxjerr në pah përçarjet e thella

CNN: Izraelitët rikthehen në një ngërç të njohur politik që nxjerr në pah përçarjet e thella
28/10/2026 - 13:59

Izraelitët u zgjuan të mërkurën përballë një ngërçi të njohur politik, pasi as koalicioni i djathtë i kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe as opozita nuk arritën të fitonin një...

Më shumëDetails

“Bojkotoni mësimin”, studentët futen në ambientet e Fakultetit Ekonomik në Tiranë

“Bojkotoni mësimin”, studentët futen në ambientet e Fakultetit Ekonomik në Tiranë
28/10/2026 - 13:46

Ka nisur prej disa orësh marshimi i studentëve, të cilët tashmë kanë mbërritur në brendësi të Fakultetit të Ekonomikut, aty ku, sipas pamjeve, në disa auditore po zhvillohej...

Më shumëDetails

Kreu i listës që mposhti Vuçiqin: U mobilizova në ushtri më 1999 për ta mbrojtur Serbinë nga NATO-ja

Kreu i listës që mposhti Vuçiqin: U mobilizova në ushtri më 1999 për ta mbrojtur Serbinë nga NATO-ja
28/10/2026 - 13:38

Ilija Srdanoviq, bartësi i Listës Studentore që doli e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit në Serbi, ka konfirmuar se ishte mobilizuar gjatë bombardimeve të...

Më shumëDetails

Haradinaj: Mbiemri ynë po ndërlidhet me vrasjen e Zekajt sepse s’iu nënshtruam regjimit të Kurtit

Haradinaj: Mbiemri ynë po ndërlidhet me vrasjen e Zekajt sepse s’iu nënshtruam regjimit të Kurtit
28/10/2026 - 13:28

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka thënë se mbiemri i familjes Haradinaj në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, po përdoret pasi Aleanca nuk i është nënshtruar regjimit...

Më shumëDetails

Shembet një pllakë në një objekt në ndërtim në Prizren, 5 të lënduar

Shembet një pllakë në një objekt në ndërtim në Prizren, 5 të lënduar
28/10/2026 - 13:18

Një incident është raportuar në një objekt në ndërtim në Prizren, ku dyshohet se është shembur një pllakë betoni. Siç e ka konfirmuar Policia, nga shembja janë lënduar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    220 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Ky është gjyqtari që caktoi distancën prej vetëm dy metrash për Arlinda Zekajn, që sot nuk jeton më – kaq paguhet nga shteti

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ky është punëtori që vdiq sot në vendin e punës në Dubravë, është nga ky fshat i Skenderajt (Emri dhe mbiemri)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ish-zyrtarja shtetërore ndan një histori për publikun: Kam vendosur të flas, bëhet fjalë për një kryeshef…

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Pamje/Momenti kur Albert Sylaj sillet në stacionin e Policisë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë