Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pako për buxhetin që do të t’i jepte kreditin asaj? Si u bë Osmani pjesë e ”bisedave të fshehta” mes partive

26/11/2025 - 16:48
në Lajme
A A
Pako për buxhetin që do të t’i jepte kreditin asaj? Si u bë Osmani pjesë e ”bisedave të fshehta” mes partive
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pavarësisht interesimit të madh nga ana e mediave, jo gjithherë dihet për diskutimet që politikanë e parti politike zhvillojnë mes vete. Për këtë lloj “negociatash” kishte folur edhe vetë Vjosa Osmani teksa gazetarët i bënin pyetje rreth përpjekjeve të Kurtit për ta formuar qeverinë muaj më parë. Gjatë javës u bë e ditur se edhe vetë ajo ishte e përfshirë në një përpjekje për kalimin e buxhetit, para shpërndarjes së Kuvendit. Kreu i LDK’së Lumir Abdixhiku rrëfeu se iniciativa dhe propozimi kishte qenë i tij por plani ishte që t’i atribuohej shefes së shtetit. Presidentja në konferencën për media s’i kishte përmendur këto diskutime ditën kur shpalli datën e zgjedhjeve.

Edhe pse gjasat gjithherë ishte potencuar se ishin të vogla, e pyetur për diskutimet për formimin e qeverisë, Osmani ishte rikthyer  ‘’te përvoja’’ e saj për të treguar se shumë diskutime mes partish bëhen në mënyrë të fshehur, ose siç ka thënë ajo ‘’prapa dyerve të mbyllura’’.

“Unë nuk do të ngutesha që të japë supozime që do të dështohet në krijimin e qeverisë. Ka ende edhe pak kohë. Ta shohim. Sa i përket përpjekjeve të partive politike, po rikthehem pak te përvoja ime kur kam qenë edhe unë në parti. Shumica e këtyre diskutimeve mes partive politike ndodhin prapa dyerve të mbyllura. Shpeshherë ju e merrni vesh shumë vonë. Madje nganjëherë edhe ne që ishim në parti e merrnim vesh shumë vonë. Ju kujtohen disa prej koalicioneve të tilla”, tha ajo.

Presidentja kishte vazhduar me komentet e saj, duke thënë se ajo nuk hyn në ‘’diskutimet mes partive politike’’, porse, ajo vetëm ‘’u uron suksese të plota në krijimin e qeverisë’’.

“Pra, unë nuk do të sugjeroja që nuk ka përpjekje. Vetëm sepse ne nuk i dimë, nuk do të thotë që ato nuk janë duke ndodhur. Nuk jam e sigurt në qoftë se ka përpjekje, nëse ato janë të mjaftueshme, sepse si Presidente nuk ndërhyj në diskutimet mes partive politike. Thjesht çka mund të bëj, është t’u uroj suksese të plota në krijimin e qeverisë, e cila do të marrë vendime në interes të qytetarëve”, kishte shtuar Osmani disa javë më parë.

Këto deklarata të Osmanit, sot, kanë marrë ‘kuptim të plotë’. Kjo për shkakun se, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se vetë Osmani ka qenë pjesë e këtyre diskutimeve ‘’prapa dyerve të mbyllura’’. Edhe pse, të paktën, jo për krijimin e qeverisë, porse për çështjen e buxhetit.

I pari i LDK’së, në postimin e tij të bërë në Facebook, ka thënë se ai i kishte shprehur gatishmëri Osmanit që të votohet një pako, e cila do të quhej ‘’Pako e Presidentes’’, për zgjatimin e buxhetit për 3 muaj, me votimin e Ligjeve të Prishtinës e Gjilanit, me sigurimin e pagave për RTK-në, si dhe me votimin e Pakos Evropiane të Rritjes.

‘‘Në mbrëmjen e nominimit të Glauk Konjufcës, i kam shprehur gatishmërinë Presidentes së vendit që të votohet një pako, e cila madje mund të quhej edhe Pako e Presidentes; me zgjatimin e buxhetit për 3 muaj, me votimin e Ligjeve të Prishtinës e Gjilanit, me sigurimin e pagave për RTK-në, si dhe me votimin e Pakos Evropiane të Rritjes’’, ka shkruar sot ai.

Abdixhiku, po ashtu, ka thënë edhe se Osmani ka vazhduar këto diskutime të ‘fshehura’ edhe me Lëvizjen Vetëvendosje, të cilët janë shprehur ‘’pozitivë’’ për idenë e kryetarit të LDK’së.

‘’Në mbrëmje, po atë mbrëmje, menjëherë pas mandatimit të Konjufcës, Presidentja më ka kontaktuar, duke më thënë se ka komunikuar me mandatarin, ua ka përcjellë porosinë Lëvizjes Vetëvendosje, dhe ata janë shprehur shumë pozitivë për këtë ide’’, ka thënë ai.

Ndryshe, Osmani, është kritikuar nga njohës të ndryshme për shkak të deklaratave të saja lidhur me çështjen e buxhetit, dhe atë të RTK’së. Të njëjtit kanë vlerësuar se deklaratat e Osmanit tingëllojnë si të ishin të një ‘’zëdhënëseje’’ të VV’së, dhe se ajo, po shfaqe ‘’hapur në fushatë’’ për VV’në. /GazetaExpress

JU REKOMANDOJMË

Arrestohet në flagrancë një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Arrestohen tre persona në Leposaviq, policia iu gjen armë, thika e radiolidhje
06/07/2026 - 09:19

Njësitet e Stacionit Policor ‘Veriu’ në Prishtinë kanë realizuar një operacion të suksesshëm policor, i cili ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të një personi të dyshuar për...

Më shumëDetails

Tragjike, 46-vjeçarja në Shtime dyshohet se ra aksidentalisht nga kati i tretë me gjithë shtyllat metalike, humb jetën

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
06/07/2026 - 09:01

Mbrëmë rreth orës 18:50, policia ka pranuar një informatë se një grua ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në rrugën “12 Qershori” në Shtime. Zëdhënësi...

Më shumëDetails

Protesta për çlirimtarët në Kroaci, Gucati: Shtetet evropiane mos ta financojnë Gjykatën Speciale

Gucati: Dëshmia e Hill-it tregoi të vërtetën për UÇK-në – Wesley Clark, “bom’ba” e radhës për Specialen
06/07/2026 - 08:50

Shqiptarë të shumtë u mblodhën të dielën në Zarë të Kroacisë në një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në emisionin “Ora Shtatë”, kreu...

Më shumëDetails

Haxhiu: Sistemi shëndetësor është shndërruar në sistem biznesi për grupe interesi

Haxhiu: Kosova është në presion, ndërkombëtarët kanë humbur besimin në Kurtin
06/07/2026 - 08:29

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka kritikuar gjendjen në sektorin e shëndetësisë, duke akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë për, siç tha ai, keqmenaxhim,...

Më shumëDetails

REL: Miliona nga Serbia për të akuzuarin për sulmin në Banjskë

REL: Miliona nga Serbia për të akuzuarin për sulmin në Banjskë
06/07/2026 - 08:19

Kompania “Rad 028”, në pronësi të Radulle Steviqit, nuk gjendet në adresën në Kosovë, ku figuron e regjistruar në sistemin serb, konstatoi Radio Evropa e Lirë. Por, kjo...

Më shumëDetails

Koci: Një qytetar pretendon se gjatë daljes nga Serbia në kufi pagoi 2 mijë euro, identitetin e tij e kam verifikuar

Koci: Sanksionimi i Vulin nga SHBA-të, goditja më e madhe për Serbinë që nga 1999!
06/07/2026 - 08:01

Avokati Arianit Koci, gjithnjë po bën thirrje për “kujdes gjatë kalimit nëpër Serbi”. Së fundmi ai ka publikuar një status në FB ku thotë se një qytetar me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • U raportua e zhdukur prej më shumë se një muaji, 38-vjeçarja gjendet duke bashkëjetuar me një burrë në Prishtinë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • KRU “Gjakova” paralajmëron padi ndaj fermerit, Bashkim Ramosaj: Kanali i Radoniqit nuk e furnizon më liqenin

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Si është gjendja e Sinan Vllasaliut pas aksidentit që përjetoi?

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Nisma për nënshkrime kundër Abdixhikut nuk po gjenë mbështetje të mjaftueshme

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë