Aleat të çmuar, i ka vlerësuar Dimal Basha, ish-Kryetari i Kuvendit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas një takimi me të ngarkuarën me punë në ambasadë amerikane, Anu Prattipati.
Basha tha se asaj i shprehu “keqardhje” që Kuvendi i Kosovës nuk votoi për marrëveshjet ndërkombëtare dhe buxhetin.
Postimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë të pres në zyrën time të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane në Kosovë, znj. Anu Prattipati.
Me znj. Prattipati diskutuam për zhvillimet e fundit në vend dhe aktualitetin politik. Shpreha keqardhjen që nuk u votuan disa prej çështjeve të rëndësishme në Kuvend, përfshirë marrëveshjet ndërkombëtare, buxhetet e komunave, ligjin e buxhetit, si dhe raportin e RTK-së që do të mundësonte zgjidhjen e çështjes së pagave për punëtorët.
Një pjesë e bisedës u përqendrua te procesi zgjedhor në vend, rëndësia e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si dhe respekti mes subjekteve politike. Kosova është dëshmuar se organizon procese zgjedhore të rregullta, ndërsa qytetarët tanë kanë treguar vazhdimisht kulturë të lartë demokratike.
Gjithashtu shfaqa mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara, aleatin tonë të çmuar dhe modelin e përhershëm për vlerat dhe standardet demokratike, si dhe uruam njëri tjetrin për Ditën e Falenderimeve, ditë feste e rëndësishme për të gjithë qytetarët amerikan.













