Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është votuar unanimisht nga të gjithë delegatët e partisë si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme nacionale, të caktuara për 28 dhjetor të këtij viti.
“Konstatoj që me votat e të gjithë delegatëve të Lëvizjes – pra unanimisht – konstatojmë që kryetari ynë, zoti Albin Kurti, të jetë kandidati ynë për kryeministër të Republikës së Kosovës,” deklaroi Arbërie Nagavci.












