Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ish-kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, si dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë vizatuar ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në “Ditën e Forcës”.
Forca e Sigurisë së Kosovës sot ka hapur dyert për qytetarët, me rastin e shënimit të Ditës së Forcës. Në vizitë kanë shkuar edhe disa nxënës të disa shkollave fillore.
Në një moment, disa fëmijë i rikthyen kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e pyetur: “A po fitojmë pa balotazh?”.
Kjo frazë u bë e njohur gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale, kur kandidati për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, në një tubim me qytetarë kishte pyetur nëse do t’i fitonin zgjedhjet në atë komunë pa balotazh.
E pas kësaj, pati edhe një pjesë humorisitike me këtë frazë.














