Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vazhdon greva në RTK, Sindikata: Nëse dikush ka presion, na njoftoni

27/11/2025 - 11:28
në Lajme
A A
Sindikata e Punëtorëve të RTK-së: Nëse nuk ka alokim të mjeteve, protestat nisin më 6 gusht
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Greva e punëtorëve të RTK-së po vazhdon edhe në ditën e katërt të zbatohet sipas planit. Sipas njoftimit të kryesisë së Sindikatës së Pavarur e RTK-së (SPERTK), të gjithë punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës janë të thirrur ta respektojnë plotësisht ndërprerjen e punës për dy orë, nga 11:00 deri në 13:00, në të gjitha sektorët e institucionit publik të medias.

SPERTK ka nënvizuar se gjatë kësaj periudhe nuk duhet të kryhet asnjë detyrë pune dhe ka bërë të ditur se çdo lloj presioni, ndërhyrjeje apo tentative për të bojkotuar grevën përbën shkelje ligjore. Sipas sindikatës, Ligji Sindikal dhe ai për Grevat ndalojnë rreptësisht çfarëdo forme presioni ndaj punëtorëve, dhe çdo rast i tillë do të raportohet menjëherë në organet e rendit.

Njëkohësisht, sindikata ka kërkuar nga punëtorët që çdo rast të presionit ta njoftojnë përmes email-it zyrtar të SPERTK-së.

“Nëse dikush përjeton presion, ndërhyrje apo tentativa për ta bojkotuar grevën, ju lutemi na shkruani menjëherë në email-in zyrtar. Ligji Sindikal dhe ai për Grevat e ndalojnë rreptë çdo lloj presioni ndaj punëtorëve. Çdo rast do ta raportojmë te organet e rendit”, thuhet në njoftim.

Pavarësisht grevës, është bërë me dije se në rast se gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, e cila mbahet sot nga ora 12:00, përmendet RTK-ja, pjesa relevante për publikun duhet të transmetohet.

SPERTK ka theksuar se greva do të vazhdojë deri në momentin kur të alokohet buxheti i nevojshëm për RTK-në.

Punëtorët e RTK-së edhe në protestën e mbajtur më 13 nëntor para hyrjes së televizionit publik, bënë thirrje që t’iu bëhet zgjidhje për paga, në të kundërtën paralajmëruan ndërmarrjen e masave. Kurse më 17 nëntor mbajtën grevë njëorëshe.

JU REKOMANDOJMË

Enver Hoxhaj bashkë me vëllezërit Thaçi e Veseli shënojnë vendin ku nisi organizimi për liri
Lajme

Enver Hoxhaj bashkë me vëllezërit Thaçi e Veseli shënojnë vendin ku nisi organizimi për liri

27/11/2025 - 14:37
Anëtarësimi në NATO dhe trupat perëndimore në Ukrainë të papranueshme për Rusinë, thotë Moska
Lajme

Anëtarësimi në NATO dhe trupat perëndimore në Ukrainë të papranueshme për Rusinë, thotë Moska

27/11/2025 - 14:33
Papa Leo mbërrin në Turqi, pritet nga Erdogan
Lajme

Papa Leo mbërrin në Turqi, pritet nga Erdogan

27/11/2025 - 14:21
Albin Kurti i referohet kombëtares së Kosovës si “klub futbollistik”
Lajme

Albin Kurti i referohet kombëtares së Kosovës si “klub futbollistik”

27/11/2025 - 14:19
Memli Krasniqi uron ushtarët e Kosovës në Ditën e Forcës
Lajme

Memli Krasniqi uron ushtarët e Kosovës në Ditën e Forcës

27/11/2025 - 14:09
Hekuran Murati: Besojmë në pafajësinë e ish-luftëtarëve të UÇK-së
Lajme

Murati tregon a ka LVV marrëveshje me ndonjë parti për koalicion parazgjedhor?

27/11/2025 - 14:08

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mblidhet qeveria në detyrë, 14 pika në rend të ditës

    Mblidhet qeveria në detyrë, 14 pika në rend të ditës

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • MAPL refuzon seancën konstituive të Mitrovicës së Veriut: As nuk përmendet e as nuk ka stemë të Republikës së Kosovës

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vëllai i Shpatit: Ishte në Itali me familjen për një kontroll mjekësor për të birin, dyshojmë se…

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Pako për buxhetin që do të t’i jepte kreditin asaj? Si u bë Osmani pjesë e ”bisedave të fshehta” mes partive

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Koalicioni i mundshëm mes PDK’së dhe Fatmir Limajt- Deklarohet Bedri Hamza

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë