Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti bën fushatë duke i portretuar rivalët si armiq të mërgatës, mesazhi i deshifrohet si përpjekje për përfituar politikisht

27/11/2025 - 13:40
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti bën fushatë duke i portretuar rivalët si armiq të mërgatës, mesazhi i deshifrohet si përpjekje për përfituar politikisht
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shefi i Vetëvendosjes, Albin Kurti, po bën fushatë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të dhjetorit me gjuhë polarizuese. Para bashkëpartiakëve të tij në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë ku u nominua që të jetë kandidat për kryeministër ia gjeti një armik mërgatës – partitë që ishin në opozitë. Për përdorimin e diasporës si temë politike nga Kurti dhe partia e tij veçse u ngritën paralajmërimet.

Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë aleate të saj e shtynë 28 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve në takimin e liderëve partiakë me presidenten Vjosa Osmani, e cila e aprovoi.

Preferencën e partive të tjera për datën 21 dhjetor tashmë Kurti dhe Vetëvendosje po japin sinjale se e kanë kthyer në qendrën e diskursit të tyre elektoral.

Këto data u lidhën me prezencën e mërgatës në vend dhe ardhjes së tyre të zakonshme për festat e fundvitit.

Lëvizja Vetëvendosje është e bindur në mbështetjen e mërgatës dhe partitë tjera po i shfaq si “armik” të saj.

Në fjalën e tij në Këshillin e partisë, Kurti, duke akuzuar partitë tjera pse nuk ia votuan qeverinë e tij e të Glauk Konjufcës, pa dhënë ndonjë provë, tha se ato s’po duan që mërgata të votojë.

“Nuk e pranuan një qeveri Kurti 3, as Konjufca 1. Tani që refuzuan bashkëpunimin me ne dhe luftuan edhe themelimin e Kuvendit, beteja e tyre ka gjetur duket një armik të ri, që është mërgata jonë”.

Më pas ai përmendi takimin me Osmanin.

“Në takimin tonë për caktimin e datës, të gjithë njëzëri kundërshtuan datën 28 dhjetor. Së pari thonin 7 e 14 dhjetor. Kur e panë që kjo është e pamundur, insistonin tek 21 dhjetori. Pra, thjesht dëshironin që mërgata të mos votojë. Si mund të jesh i gëzuar që nuk po voton ai i cili e ka lënë vendlindjen jo nga qejfi por nga zori?”, shtroi këtë pyetje Kurti, të cilës vetë ia dha përgjigjen – sërish pa ndonjë provë”.

“Kush e lufton mërgatën është i humbur që në fillim sepse kjo betejë nuk do t’i dobësojë ata, përkundrazi i mobilizon dhe i forcon. Është e pakuptimtë që të kërkohet kontributi financiar i mërgatës, por t’u mohohet e drejta themelore e votës. Ky standard i dyfishtë nuk mund të pranohet. Mirë që e bënë të qartë se çfarë mendojnë ata. më 28 dhjetor, mërgata duhet të tregojë po aq qartë se çfarë mendon për këtë sjellje të tyre”.

Duke shfrytëzuar këtë, Kurti më pas iu bëri thirrje mërgatës që të votojnë për partinë e tij si “partnere e tyre”.

“Ky është realiteti, mërgata nuk mund të trajtohet si burim i mjeteve e jo si qytetarë me të drejta të plota. Dhe përgjigjja e tyre duhet të jetë po aq e qartë sa edhe padrejtësia e cila po iu bëhet. Te ne mund të gjeni partnerin për çdo hap të përbashkët”.

Për përdorimin e kësaj gjuhe dhe për përpjekjet për avantazh politik nga Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj paralajmëroi mbrëmë Eugen Cakolli nga KDI.

Ai thotë se “më shpesh javëve në vijim do të jemi dëshmitarë të një përpjekje për krijimin e një narrative se një pjesë e skenës politike qenka kundër diasporës dhe pjesëmarrjes së saj në procese zgjedhore”.

“Kjo po shtyhet sistematikisht, në mënyrë që një subjekt të paraqitet si i vetmi që po i mbron votuesit jashtë vendit dhe të gjithë të tjerët të shihen me dyshim. Tensioni rreth diasporës nuk është prodhuar nga të gjitha palët. Në praktikë, vetëm njëra anë po e trajton çështjen e diasporës si mjet për të ndërtuar avantazh politik. Asnjë subjekt tjetër nuk ka ushtruar retorikë kundër pjesëmarrjes së diasporës, ndërsa LVV-ja e ka ngritur këtë temë në një nivel “strategjik” për të krijuar vijë ndarëse pro dhe kundër diasporës”, tha Cakolli.

Në “luftën” e të gjithëve kundër tij dhe tash kundër mërgatës, Kurti futi edhe Listën Serbe.

“Të njëjtit të dashur qytetarë, pra PDK, LDK, AAK, Lista Serbe, kanë votuar kundër që të ia mundësojnë mërgatës të votojnë në hapësira shtesë”, tha Kurti dje pasi KQZ miratoi hapësira shtesë për votime edhe jashtë ambasadave e konsullatave.

Për këto qendra të reja, Cakolli tha se kanë probleme ligjore.

“Legjislacioni e përcakton që votimi fizik jashtë vendit mund të zhvillohet vetëm në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës. E qendrat e reja të miratuara nuk janë zyrtarisht pjesë e misioneve diplomatike, të paktën jo në momentin e vendimmarrjes. Disa nga qendrat shtesë të votimit kanë edhe probleme tjera ligjore, siç është rasti me qendrën në Neë York, e cila praktikisht është hapësirë ku kryhen rite fetare islame; si dhe disa qendra të tjera që janë realisht restorante, ku shërbehet dhe konsumohet alkooli”, tha Cakolli.

Sidoqoftë, liderët e partive shqiptare i bënë thirrje mërgatës që të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe deklaruan se mirëpresin atë në Kosovë.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, iu bëri thirrje atyre që në datën e zgjedhjeve s’janë në vend të regjistrohen për të votuar.

“Zgjidhni vetë mënyrën e votimit, por ju mirëpresim të vini sa më shumë edhe në atdhe dhe ta ushtroni këtu të drejtën tuaj”, tha Hamza.

Ndërkaq, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i bëri thirrje mërgatës që të bashkohen me qytetarët që jetojnë në vend për të sjellë ndryshimin dhe për t’i dhënë dënimin për kohën e humbur.

“Të dashur qytetarë të Republikës, në Kosovë e në Mërgatë pa dallim, sot, me shpalljen e datës së zgjedhjeve, nisi një faqe e re për vendin tonë. Një faqe që nuk shkruhet me mllef, as me frikë, por me një besim të thellë se Kosova mund të jetë më shumë sesa ajo që ka qenë këto vite; sidomos këtë vit. Sot, për herë të parë pas një kohe të gjatë, pritja ka një fund. Shpresa ka një adresë. Ndryshimi ka një mundësi të vërtetë. Ky ndryshim është në dorën tuaj në këtë fundvit të një viti shumë të rëndë; për një fillim të ri”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Bardhyl Hasanpapaj: Elektorati është ku shkon Vjosa Osmani, jo ku ka qenë

Bardhyl Hasanpapaj: Elektorati është ku shkon Vjosa Osmani, jo ku ka qenë
27/05/2026 - 00:14

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bardhyl Hasanpapaj, ka deklaruar se elektorati i Vjosa Osmanit është ku shkon e ajo dhe jo ku...

Më shumëDetails

Del vendimi i plotë, çka po synon qeveria me 2 milionë Eurot për fluturimet e mërgatës

Del vendimi i plotë, çka po synon qeveria me 2 milionë Eurot për fluturimet e mërgatës
27/05/2026 - 00:10

Dy javë para zgjedhjeve, Qeveria në detyrë në krye me Albin Kurtin ka ndarë 2 milionë euro për mbështetjen e linjave të fluturimit për mërgatën. Por, çka synohet...

Më shumëDetails

Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ballafaqoj në gjykatë

Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ballafaqoj në gjykatë
26/05/2026 - 23:02

Ish-presidentja e Kosovës dhe kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka deklaruar se do t’i ndjekë në rrugë ligjore deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët sipas saj...

Më shumëDetails

Mblidhet Qeveria në detyrë: Ndan 2 milionë euro për “linjat e fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën”

Mblidhet Qeveria në detyrë: Ndan 2 milionë euro për “linjat e fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën”
26/05/2026 - 22:42

Qeveria në detyrë ka mbajtur sot mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime. Sipas njoftimit të ZKM, Qeveria ka ndarë mjete buxhetore në shumë 2 milionë...

Më shumëDetails

35-shi i PDK-së, Lulzim Aliu, merr mbështetje të fuqishme në Greme të Ferizajit

35-shi i PDK-së, Lulzim Aliu, merr mbështetje të fuqishme në Greme të Ferizajit
26/05/2026 - 22:18

Kandidati për deputet nga PDK, Lulzim Aliu, ka marrë mbështetje të fuqishme në Greme të Ferizajit, raporton Gazeta Online Veriu.info. “Përkrahja dhe mbështetja e fuqishme që po marrim...

Më shumëDetails

Murati: Fillimisht shtesat i quanin “vitra”, tash “blerje votash” – këto janë për përballje me inflacionin

Murati: Fillimisht shtesat i quanin “vitra”, tash “blerje votash” – këto janë për përballje me inflacionin
26/05/2026 - 22:04

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati është i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka thënë se kritikët fillimisht shtesat i quanin si “vitra”,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    576 Shpërndaje
    Shpërndaje 230 Tweet 144
  • Shtesat prej 100 euro për fëmijët e pensionistët – ministri jep lajmin e shumëpritur

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ekzekutohen 100 eurot për këtë kategori

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “S’jam edhe aq mirë”- Granit Plava lidhet direkt me një emision, moderatorja i ndërpret telefonatën

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Vendimi i Gjykatës së Lartë “godet” rëndë Valon Ademin, Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë