Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Specialja: Kemi Avokatin e Popullit, vizitat e Avokatit të Popullit të Kosovës nuk konsiderohen zyrtare

27/11/2025 - 20:01
në Lajme
A A
Mustafa për Gjykatën Speciale: Ishim të bindur që diheshin njerëzit me emër, jo të çoheshin atje – kanë mbetur vetëm, pa përkujdesje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë thënë se ata kanë Avokatin e tyre të Popullit dhe se vizitat nga Avokati i Popullit i Kosovës, nuk mund të konsiderohen si zyrtare.

Michael Doyle, zëdhënës i DhSK-së ka thënë se në bazë të Kushtetutës së Kosovës, e ndryshuar me shumicë prej 2/3 të Kuvendit të Kosovës, është Avokati i Popullit i Dhomave të Specializuara, gjykatës Pietro Spera, jo Avokati i Popullit i Kosovës, ai që ka kompetencë të garantojë që kushtet në objektin e paraburgimit të DhSK-së të jenë në pajtim me standardet ndërkombëtare për drejtat e njeriut, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas tij, Pietro Spera ka kryer vazhdimisht inspektime të pavarura në objektin e paraburgimit, e që tri i ka bërë vetëm sivjet.

“Në lidhje me mbikëqyrjen e përgjithshme, Avokati i Popullit i Dhomave të Specializuara vepron në mënyrë të pavarur për të monitoruar, mbrojtur dhe ruajtur të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë personave që ndërveprojnë me DhSK-në dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Ai mund të marrë ankesa që pretendojnë shkelje të të drejtave të njeriut dhe të kryejë hetime në lidhje me të gjitha ankesat që merr”, ka thënë zëdhënësi i DhSK-së.

Andaj, ai tha se vizita e zhvilluar nga Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj, tek të disa të paraburgosur, nuk mund të jetë zyrtare.

“Duke pasur parasysh kompetencën ekskluzive të Avokatit të Popullit të DhSK-së në lidhje me objektin e paraburgimit të DhSK-së, vizita e fundit e Avokatit të Popullit të Kosovës tek disa prej të paraburgosurve nuk mund të jetë zyrtare, sepse funksioni i monitorimit zyrtar kryhet nga Avokati i Popullit i DhSK-së, i emëruar në përputhje me Kushtetutën”, tha Doyle.

Veç kësaj, u tha se krahas Avokatit të Popullit të DhSK-së, objekti i paraburgimit është në proces të monitorimit të rregullt nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, praktikë kjo që zbatohet që nga krijimi i Dhomave të Specializuara.

“Së fundi, në lidhje me kushtet e vizitave në objektin e paraburgimit të DhSK-së, është me rëndësi të theksohet se të gjithë të paraburgosurit vazhdojnë të kenë rregullisht vizita familjare me bashkëshortet dhe fëmijët, të cilat mbahen jashtë rrezes së shikimit dhe dëgjimit të oficerëve të paraburgimit. Të gjithë të paraburgosurit kanë 10 ditë vizitash personale në çdo periudhë prej 30 ditësh, krahas thirrjeve telefonike dhe letërkëmbimeve të rregullta gjatë tërë muajit”, u tha nga zëdhënësi në këtë konferencë.

Ndryshe, përmes një komunikate për medie më 20 nëntor 2025, Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj ka njoftuar se ka zhvilluar vizitë monitoruese në DhSK, ku thuhet se cizita është kryer nën kufizime të shumta dhe me monitorim të plotë të intervistave në qendrën e paraburgimit.

“Një monitorim i tillë cenon standardet e Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës (CPT), i cili përcakton se vizitat duhet të jenë private, pa prani të stafit sigurues dhe pa kufizime në mbledhjen e informacioneve”, thuhej në komunikatë.

Avokati i Popullit shprehu qëndrimin e tij se mungesa e llogaridhënies së Dhomat e Specializuara të Kosovës ndaj Republikës së Kosovës krijon një rast unik dhe të paprecedent.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës vazhdojnë të operojë pa mekanizëm efektiv raportimi dhe mbikëqyrjeje nga institucionet e Republikës së Kosovës, ndonëse është themeluar me vendim të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Mungesa e llogaridhënies pengon realizimin e standardit të kontrollit demokratik, të garantuar nga parimet e qeverisjes së mirë dhe llogaridhënies publike”, thuhej në komunikatë.

Sipas Avokatit të Popullit, niveli i ulët i transparencës në proceset gjyqësore dhe mënyra e funksionimit të Dhomave të Specializuara, si dhe informacioni i kufizuar, pengojnë publikun dhe institucionet të kenë qasje në të dhënat e nevojshme për t’u siguruar se po respektohen standardet për një gjykim të drejtë dhe llogaridhënie.

“Avokati i Popullit rithekson se, pavarësisht kufizimeve ligjore të mandatit ndaj Dhomave të Specializuara, institucioni do të vazhdojë monitorimin e zhvillimeve në Hagë, duke bërë përpjekje për të angazhuar mekanizma të pavarur ndërkombëtarë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, që të monitorojnë këtë proces dhe të mundësojnë një kontroll demokratik efektiv”, thuhej ndër të tjera në komunikatë.

Ndryshe, lidhur me çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në konferencën e së enjtes nga DhSK, u tha se në këtë proces gjyqësor kanë dëshmuar gjithsej 134 dëhmitarë (125 të Prokurorisë, 2 të mbrojtjes së viktimave dhe 7 të mbrojtjes së Thaçit). Nga ky numër total, u tha se vetëm 63 dëshmuan në seancë publike.

Dosjet përfundimtare në këtë rast pritet të dorëzohen deri më 19 janar 2026.

“Trupi gjykues caktoi gjithashtu 19 janarin 2026 si afat për Prokurorinë dhe mbrojtjen për të paraqitur dosjet gjyqësore përfundimtare të tyre, dhe për mbrojtjen e viktimave për dorëzimin e deklaratës mbi pasojat e krimeve të pretenduara për 155 viktima pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore”, tha Doyle.

Ndërsa, ekipet e mbrojtjes do të mbyllin zyrtarisht paraqitjen e provave deri më 2 dhjetor 2025.

Në anën tjetër, në çështjen gjyqësore të Hashim Thaçit, Isni Kilajt, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, në lidhje me akuza për ndikim të paligjshëm ndaj dëshmitarëve, konferenca përgatitore për gjykimin është planifikuar të mbahet nesër, më 28 nëntor, në orën 09:30.

“Si zakonisht, para planifikimit të seancës pati konsultime me të dy palët lidhur me disponueshmërinë e tyre në këtë datë. Duke qenë se të dyja palët konfirmuan disponueshmërinë dhe nuk paraqitën kundërshtime, seanca u planifikua për këtë datë”, tha Doyle.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.

JU REKOMANDOJMË

“Mos m’u zgërdhi, Mërgim Lushtaku t’i ka mbjellë flokët”, si akuzohej Mehani për lidhjet me Lushtakun

“Mos m’u zgërdhi, Mërgim Lushtaku t’i ka mbjellë flokët”, si akuzohej Mehani për lidhjet me Lushtakun
15/05/2026 - 23:46

Sokol Halili kandidat për kryetar të Skenderajt në zgjedhjet lokale në përballjen e tij me Hysni Mehanën e kishte akuzuar kandidatin e Vetëvendosjes për lidhje me Sami Lushtakun...

Më shumëDetails

Cilat parti e ftuan të kandidojë për deputete? Flet Valdete Daka, tregon pse refuzoi t’i futet garës

Daka: Votimi më 21 prill, është i kundërligjshëm dhe jokushtetues, shpresoj që do të jetë hera e fundit që Kosova organizon diçka të tillë
15/05/2026 - 22:53

Edhe pse ka dalë në pension, Valdete Daka ka marrë oferta për të qenë pjesë e listave zgjedhore në zgjedhjet e 7 qershorit. Ajo nuk ka treguar se...

Më shumëDetails

“Kanë mundur t’i ndodhnin Kosovës”, dy histori të hidhura amerikane e bindën Gashin që kishin bërë mirë që rrëzuan Kurtin

LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore
15/05/2026 - 22:38

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka folur për momentin kur gjatë pandemisë mori përsipër që të lexonte mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së prirë nga...

Më shumëDetails

Blerim Latifi për ngjarjet në Skënderaj: VV do të përpiqet ta errësojë potencialin nacional të PDK-së

Blerim Latifi për ngjarjet në Skënderaj: VV do të përpiqet ta errësojë potencialin nacional të PDK-së
15/05/2026 - 22:22

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, i ftuar në Pressing  ka komentuar zhvillimet në Skenderaj. Për këto, Latifi ka thënë se, Kurti do mundohet që t’i maksimalizojë këto ngjarje...

Më shumëDetails

“Do e ndalnim fizikisht”- Zbulohet plani që kishte përgatitur AAK nëse do zgjedhej presidenti me 60 vota

“Do e ndalnim fizikisht”- Zbulohet plani që kishte përgatitur AAK nëse do zgjedhej presidenti me 60 vota
15/05/2026 - 21:44

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zbuluar planin që, sipas tij, kishte përgatitur AAK-ja për ta ndaluar procesin e votimit të kandidates për presidente, të...

Më shumëDetails

Lushtaku: Ashtu siç dikur dhe shembullin se si luftohet për atdhe, sot dhe shembullin se si respektohet shteti!

Lushtaku: Ashtu siç dikur dhe shembullin se si luftohet për atdhe, sot dhe shembullin se si respektohet shteti!
15/05/2026 - 21:41

Pas intervistimit nga Policia dhe lëshimit në procedurë të rregullt, ka reaguar djali i Sami Lushtakut, Mërgimi. Ai duke shpërndarë një fotografi me të atin shkruan ‘Babë, ashtu...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Lirohen nga policia Amir Lushtaku dhe Bekim Nura, të arrestuar mbrëmë nën dyshimin për përfshirje në sulmin ndaj Hysni Mehanit

    Ekskluzive: Lirohen nga policia Amir Lushtaku dhe Bekim Nura, të arrestuar mbrëmë nën dyshimin për përfshirje në sulmin ndaj Hysni Mehanit

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ekskluzive: Sami Lushtaku refuzon të shkojë për intervistim në Prishtinë pasi hetuesia kërkojë një gjë të tillë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Skandal: Gjykata refuzon masën e paraburgimit për Avdullah Gerbeshin që kanosi prokurorin Muharrem Prekazi

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Mos m’u zgërdhi, Mërgim Lushtaku t’i ka mbjellë flokët”, si akuzohej Mehani për lidhjet me Lushtakun

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Bomani hallall”: Mulla Osmani mban ligjeratën e fundit në xhami, përshëndetet me xhematin

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë