Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin, në 70-vjetorin e lindjes së tij.
E para e shtetit pëmes një postimi në Facebook, shkroi se ai është i gjallë në çdo zemër shqptari.
“Ai është i gjallë në çdo zemër shqiptari, frymë e pavdekshme e lirisë dhe krenarisë kombëtare. Në 70-vjetorin e lindjes, si dhe në çdo ditë që frymojmë lirshëm, të përulemi Komandant!” ka shkruar presidentja.











