Eliza Hoxha nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, më shumë ka folur se që ka kryer punë gjatë qeverisjes së tij.
Hoxha tha për Kurtin se ka bërë taktizime por rezultatet e punës së tij mbeten të paprekshme për qytetarët.
“Nga e thëna në të bërë, është një mal i tërë. E Albin Kurti dhe qeverisja e tij është kjo”, ka deklaruar Hoxha në DPT Te Fidani në Klan Kosova.
“Ai ka vazhdu me folë ma shumë se me punu, edhe me taktizu. Domethanë, ka ba qeverisje fjalësh më shumë se sa rezulatet që ne i shohim, i prekim dhe i përjetojmë sot në cilëndo komunë dhe cilindo qytet”.












