Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ramabaja: Bashkimi kombëtar do të ndodhë brenda 10 vjetëve

29/11/2025 - 12:34
në Kryesore, Lajme
A A
Ramabaja tregon se çfarë ka folur me Rifat Latifin: Ka gjetur barna të fshehura e me afat të skaduar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ramabaja thotë se procesi i bashkimit kombëtar është historik dhe i pashmangshëm, duke vlerësuar se mund të përmbyllet gjatë dekadës së ardhshme.

Analisti politik, Sadri Ramabaja, vlerëson se procesi i bashkimit kombëtar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë mund të përmbyllet brenda dhjetë viteve të ardhshme.

“Gjasat reale janë që ky proces të përmbyllet brenda 10 vjetëshit që do të vjen. Në këtë drejtim jam shumë optimist”, u shpreh Ramabaja.

Ai thekson se bashkimi kombëtar nuk duhet të shihet si përrallë, por si një proces historik që po zhvillohet gradualisht.

“Bashkimin kombëtar më nuk mund ta shohim si përrallë, por duhet ta shohim si proces historik dhe bëhet çdo ditë nëse ne arrijmë ta forcojmë sigurinë, unitetin shpirtëror të kombit dhe objektivin për realizimin në një mënyrë a tjetër të këtij bashkimi kombëtar. Konsideroj se hapi i parë në këtë drejtim tashmë është hedhur – ndërtimi i rrugës së kombit është njëri ndër proceset me të rëndësishëm strategjike e ushtarake, e dyta komunikimi i denjë e i përditshëm i gjithë hapësirës shqiptare dhe përafrimit me njëri-tjetrin, abetarja e përbashkët dhe krijimi i paralajmëruar i njësisë ushtarake të dy republikave tona”, u shpreh Ramabaja.

Ai shton se asnjë forcë politike nuk mund ta largojë këtë çështje nga fokusi kombëtar.

“Çështja e bashkimit kombëtar nuk ka forcë politike që mund ta shmangë nga vëmendja dhe interesi i kombit.”

Sipas tij, tashmë janë bërë edhe hapa konkretë drejt këtij synimi.

“Por, as nuk ka individ që mund ta refuzojë, varësisht nga rrethanat politike ka mundur të ndryshojë konceptimin e atyre që kanë luftuar për këtë ideal ose strategjinë e këtij ideali. Por, mbetet ideal për aq kohë sa nuk arrihet dot ndërkaq procesi i shtet formimit komb shqiptar prej vitit 1912 deri në vitin 1925 ka kaluar disa faza dhe nëse i referohemi mendimit politik të Ukshin Hotit – Republika e Kosovës është një hap drejtë bashkimit kombëtar”.

Ramabaja thotë se edhe zhvillimet e fundit në shtrirjen e sovranitetit të Kosovës janë thelbësore.

“Po besoj shumë që në këto 3-4 vitet e fundit janë bërë hapa të mëdhenj në drejtim të realizimit të 2-3 hapave të rëndësishëm që e bëjnë një shtet solid dhe të njohur ndërkombëtarisht dhe solid – shtrirjen e sundimit të ligjit në gjithë hapësirën territoriale të tij dhe ruajtjen e integritet territorial të tij. Ajo që ka ndodhur me veriun e Kosovës është ndoshta hapi më historik pas vitit 2008 kur është shpall pavarësia e Kosovës – pasi është rrumbullakuar funksionalizimi i sigurisë së Republikës së Kosovës”, u shpreh Ramabaja.

JU REKOMANDOJMË

U raportua e zhdukur prej më shumë se një muaji, 38-vjeçarja gjendet duke bashkëjetuar me një burrë në Prishtinë

Burri nga Ferizaj raporton në Polici se gruaja e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj
05/07/2026 - 12:15

Një rast i personit të zhdukur, i raportuar që nga fundi i muajit maj, është mbyllur pasi Policia ka lokalizuar gruan që kërkohej, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit...

Më shumëDetails

Arsenal i fshehur në tri shtëpi të braktisura në Zubin Potok – Policia sekuestron qindra fishekë, armë dhe pajisje ushtarake

Policia kapë 5 emigrantë në një rimorkio kamioni në terminalin doganor në Ferizaj, arrestohet shoferi kosovar
05/07/2026 - 12:07

Një operacion i Policisë së Kosovës në Zubin Potok ka rezultuar me zbulimin e një sasie të konsiderueshme municioni, armësh dhe pajisjesh ushtarake të fshehura në tri shtëpi...

Më shumëDetails

Netanyahu planifikon ta vizitojë Washingtonin të hënën

Netanyahu planifikon ta vizitojë Washingtonin të hënën
05/07/2026 - 11:29

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po planifikon ta vizitojë Washingtonin për t’u takuar me Presidentin Donald Trump që të hënën e ardhshme, sipas një burimi izraelit të njohur me...

Më shumëDetails

I kërkoi të miturës foto intime dhe e kërcënoi me publikim, arrestohet 28-vjeçari në Merdar

Arrestohen tre persona në Leposaviq, policia iu gjen armë, thika e radiolidhje
05/07/2026 - 11:19

Një 28-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka shantazhuar një vajzë të mitur, duke i kërkuar fotografi dhe video intime nën kërcënimin se...

Më shumëDetails

Edhe një kosovar i ndaluar nga Serbia, në paraburgim që nga 20 maji

Shteti dobëson punëtorët e Shërbimit Korrektues, ua heq pagesat e ndërrimeve të natës, rrezikshmërisë dhe festave
05/07/2026 - 10:58

Edhe një shtetas kosovar është i ndaluar nga ana e autoriteteve serbe që nga data 20 maj. Bëhet fjalë për Avdi Memçaj. Kështu ka bërë të ditur Avokati...

Më shumëDetails

Serwer: Opozita kërkon një president që mbron interesat themelore të Kosovës, Kurti përgjegjës për të prandaluar një krizë tjetër

Serwer s’pajtohet me vlerësimet e shërbimeve amerikane: Në veri të Kosovës ka një agresor, ta kemi të qartë kush është
05/07/2026 - 10:39

Profesori amerikan, Daniel Serwer, po qëndron prej disa ditësh në Kosovë, në një kohë kur vendi ka kaluar një palë zgjedhje të jashtëzakonshme dhe gjendet para sfidës për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • AUV mban konferencë për VITA’n: Procesi aktualisht ndodhet në fazën e analizave laboratorike dhe ende nuk ka rezultate përfundimtare

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Plagosja e katërfishtë: Nipat donin vrasjen e dajës, shkak hakmarrja? (VIDEO)

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë