Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Denoncohet në MAShT menaxhmenti i Universitetit të Gjakovës për një sërë keqpërdorimesh

29/11/2025 - 16:05
në Kryesore, Lajme
A A
Denoncohet në MAShT menaxhmenti i Universitetit të Gjakovës për një sërë keqpërdorimesh
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Anëtarët e Këshillit Drejtues të zgjedhur nga Senati i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë kanë denoncuar në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, si dhe organet e brendshme të universitetit, për gjendjen e krijuar brenda institucionit, duke akuzuar rektorin Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku për një varg shkeljesh, shkruan Insajderi.

Këshilli Drejtues ka listuar një numër gjetjesh që, sipas tyre, përbëjnë një “dosje të plotë të keqmenaxhimit”.

Aty përfshihen tejkalime të mëdha buxhetore, ndërhyrje në punën e organeve qeverisëse, manipulim të të dhënave, shkelje të procedurave akademike, centralizim të kompetencave, presion ndaj anëtarëve të Këshillit, si dhe dëmtim serioz të integritetit institucional.

Mes problemeve me të theksuara është tejkalimi drastik i buxhetit në disa kategori, ku disa zëra arrijnë mbi 900% dhe madje 1,040% të buxhetit të aprovuar. Po ashtu, theksohet se universiteti është aktualisht pa asnjë prorektor, ndonëse një gjë e tillë është e detyrueshme me Statut.

Këshilli Drejtues gjithashtu akuzon rektorin për:

  • Shkelje të privatësisë dhe përdorim të kamerave pa autorizim
  • Ndërhyrje në procesverbalet dhe vendimmarrjen e organit
  • Pengim të stafit akademik në aplikime shkencore
  • Manipulim të të dhënave të Webometrics dhe ORCA
  • Vendimmarrje selektive dhe trajtim preferencial të menaxhmentit
  • Ndërprerjen e transmetimeve të mbledhjeve të Senatit pa vendim zyrtar

Anëtarët e Këshillit Drejtues deklaruan se menaxhimi aktual ka cenuar rëndë funksionimin e institucionit dhe standardet akademike, duke kërkuar dorëheqjen e rektorit si hap të domosdoshëm për stabilizimin e situatës.

 

 

Tejkalimi i buxhetit

Në denoncimin e dorëzuar në MASHT përmenden shembuj konkret se si është tejkaluar buxheti

 

 

  • Akomodimi për udhëtime jashtë vendit – tejkalim prej 236.96%
  • Shërbimet e shtypjes/printimit – tejkalim prej 236.86%
  • Shërbime të tjera kontraktuese – tejkalim prej 259.17%
  • Pajisje nën 1,000 € – tejkalim prej 913.43%
  • Mirëmbajtja e TI-së – tejkalim rekord prej 1,040.09%
  • Drekat zyrtare – tejkalim prej 194.96%

Sipas Këshillit Drejtues, pavarësisht kërkesave të shumta për raportim të plotë financiar, rektori ka dërguar vetëm tabela me të njëjtat të dhëna, pa ofruar asnjë arsyetim apo shpjegim ligjor për shpenzimet e jashtëzakonshme.

Universiteti pa prorektor

 

 

Dokumenti i dorëzuar në MASHT thotë se Universiteti “Fehmi Agani” është i vetmi universitet publik në vend që ka funksionuar për muaj të tërë pa asnjë prorektor.

Aty thuhet se tre prorektorët kanë dhënë dorëheqje njëri pas tjetrit, si rezultat i ndërhyrjeve të rektorit.

Sipas dokumentit po ashtu komisionet themelore të universitetit, shtylla kryesore e funksionimit akademik janë jofunksionale:

  • Komisioni i Studimeve
  • Komisioni i Etikës
  • Komisioni i Ankesave dhe Parashtresave
  • Komisioni për Kërkime Shkencore

 

Akuza për presion

Dokumenti përfshin akuza serioze që përbëjnë shkelje të rënda të etikës profesionale:

  • Ftesa individuale në zyre për presion
  • Refuzim për mbajtjen e procesverbaleve gjatë takimeve
  • Ndërhyrje të drejtpërdrejta në procesverbalet ekzistuese
  • Tentim për të ndikuar votimin në Këshillin Drejtues

Në një nga pikat, përmendet shkelja e privatësisë përmes: Qasjeje të paautorizuar në kamerat e universitetit

Dokumenti përmend edhe përdorimin e veturës zyrtare nga rektori për udhëtime personale brenda dhe jashtë vendit, që mund të përbëjë keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Rektori mohon akuzat, Ministria hesht

Gazeta Insajderi i ka dërguar pyetje Ministrisë së Arsimit lidhur me denoncimin e bërë nga Këshilli Drejtues, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Në anën tjetër, rektori Drilon Bunjaku, ka publikuar në YouTube një seri videosh, ku mohon akuzat për keqpërdorim.

“Që një kohë Këshilli Drejtues po tenton të më pengojnë në punët e mira që kam ba dhe do vazhdoj të kontribuoj. Në muajin prill kam adresu ankesat e mija se stafi po vin pak në punë. Kemi staf akademik që vin një herë në jave dhe të tjerë që nuk vin fare. Para Këshillit Drejtues kam kërku që të marrin masa dhe ata nuk kanë ndërmarrë asgjë dhe kam marr vendim që stafi akademik të viijnë të paktën tre herë në javë në punë. Kam implementu vendimin dhe kur ka ardh koha të marrë masa ndaj dy prej anëtarëve të Këshillit, ata e marrin vendimin që të pezullohet vendimi për vijueshmëri”, tha ai.

Ai tha se Këshillit Drejtues po i pengon llogaridhënia.

 

JU REKOMANDOJMË

Cakolli: Java e tretë e korrikut, afati optimal për thirrjen e seancës konstituive

Cakolli: Ndarja e 100 eurove për studentët bie ndesh me ligjin, cenon edhe garën e barabartë zgjedhore
05/07/2026 - 10:06

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim vlerëson se, pas përmbylljes së procedurave ankimore dhe certifikimit të rezultateve zgjedhore, java e tretë e korrikut është afati optimal për thirrjen...

Më shumëDetails

Rashiq: Serbia ushtroi presion psikologjik e fizik ndaj serbëve të Kosovës për ta votuar Listën Serbe

Rashiq: Vuçiqi s’mund të thotë asnjë fjali pa gënjyer e manipuluar
05/07/2026 - 09:50

Rashiq: Serbia ushtroi presion psikologjik e fizik ndaj serbëve të Kosovës për ta votuar Listën Serbe Lajme Gazeta Express 05/07/2026 8:33 Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim,...

Më shumëDetails

Ky ëshë çmimi i naftës sot në Kosovë

Ministria publikon çmimet tavan të derivateve- kaq do shitet sot nafta në Kosovë
05/07/2026 - 09:26

Gjatë ditës së sotme dhe nesër, litri i naftës në Kosovë do të shitet me 1.41 euro. Bazuar në njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit...

Më shumëDetails

Arrestohet shtetasi i huaj në Vërmicë, dyshohet se tentoi t’ua jepte 5 euro ryshfet policëve

Arrestohet shtetasi i huaj në Vërmicë, dyshohet se tentoi t’ua jepte 5 euro ryshfet policëve
05/07/2026 - 09:09

Një shtetas i huaj është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë pasi dyshohet se gjatë prezantimit të dokumenteve të autobusit i kishte vendosur pesë euro. Sipas raportit 24...

Më shumëDetails

Bastiset një lokal në Prishtinë, kapen persona duke luajtur bixhoz

Kapen 3 persona të dyshuar për bixhoz të paligjshëm në Podujevë
05/07/2026 - 08:59

Policia e Kosovës ka bastisur një lokal në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë, ku ka hasur disa persona duke luajtur bixhoz. Sipas raportit policor, gjatë kontrollit në një...

Më shumëDetails

Protestë në Kroaci për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
05/07/2026 - 08:42

Pas protestave në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, sot duke nisur nga ora 18:00, do të mbahet protestë edhe në Kroaci, për të kërkuar lirimin e ish-krerëve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Aksident me fatalitet në Babimoc të Obiliqit, dyshohet për dy të vdekur

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Plagosja e katërfishtë: Nipat donin vrasjen e dajës, shkak hakmarrja? (VIDEO)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë