Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Seanca në Hagë me 28 Nëntor, Mahmuti letër Thaçit: Përbuzje dhe provokim i rëndë ndaj historisë dhe vlerave të kombit

29/11/2025 - 16:33
në Lajme
A A
Seanca në Hagë me 28 Nëntor, Mahmuti letër Thaçit: Përbuzje dhe provokim i rëndë ndaj historisë dhe vlerave të kombit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, e ka cilësuar si përbuzje dhe provokim të rëndë nga Specialja, mbajtjen e seancës ndaj Hashim Thaçit me 28 nëntor.

Mahmuti ka thënë edhe se, dihet botërisht se tash e pesë vjet Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi mbahen prapa grilave padrejtësisht.

“Fakti se përbuzja dhe provokimi që na u bë si komb erdhi nga prokurorë dhe gjyqtarë që pretendojnë të veprojnë në emër të popullit të Kosovës, më kujtoi përbuzjen dhe provokimin që na e bëri para njëzet vjetësh Prokurorja e Përgjithshme të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Carla Del Ponte’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Letra e Mahmutit:

I nderuari President i Kosovës, z. Hashim Thaçi,

“Dreqi, me të vërtetë fshihet në detaje”!

Duke caktuar seancë gjyqësore më 28 nëntor 2025 kundër Jush, si njërës nga figurat më të rëndësishme të historisë bashkohëkohëre kombëmbëtare, Zyra e Prokurorit të Specializuar bëri përbuzjen dhe provokimin më të rëndë që mund t’i bëhet historisë dhe vlerave të një kombi.

Fakti se përbuzja dhe provokimi që na u bë si komb erdhi nga prokurorë dhe gjyqtarë që pretendojnë të veprojnë në emër të popullit të Kosovës, më kujtoi përbuzjen dhe provokimin që na e bëri para njëzet vjetësh Prokurorja e Përgjithshme të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Carla Del Ponte.

Më 4 mars 2005, Carla Del Ponte konfirmimoi aktakuzën kundër Ramush Hardinajt, ndërkaq me 5 mars e bëri publik këtë lajm. Për t’u shitur si profesioniste të cilës nuk i shpëtojnë asnjë “detaj”, ajo përdori proverbin e njohur se “dreqi, me të vërtetë fshihet në detaje”, si përgjigje ndaj reagimeve të shumta të personaliteteve politike vendore dhe ndërkombëtare. Dhe kishte plotësisht të drejtë, sepse është e njohur thënia se “në vendin e proverbave, mbretër janë fshehësit e kuptimit të proverbit”!

Të gjithë njohësit e historisë së luftës së Kosovës e dinë se pas keimeve në Likoshan dhe Qirez, datat 4 dhe 5 mars janë ngulitur thellë në vetëdijen e shqiptarëve si data kur mori formë të qartë zbatimi i gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës 1998-1999.

Më 4 dhe 5 mars të vitit 1998 forcat e mëdha policore dhe ushtarake serbe rrethuan fshatin Prekaz të Drenicës. Fjala është për ngjarjet që ndodhën më 4 dhe 5 mars 1998, për të cilat komandanti i pensionuar i policisë serbe, Slobodan Stojanović-i, dëshmoi se “në Prekazin e Epërm dhe të Poshtëm u vranë gra, fëmijë, kafshë dhe çdo gjë që lëvizte atje …”; fjala është për të njëjtën ngjarje për të cilën Ratomir Tanić-i, përfaqësues i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën , deklaroi se “në vend të arrestimit të vëllezërve Jashari dhe të tjerëve, forcat tona sulmuan shtëpitë ku ata jetonin dhe masakruan gratë, fëmijët dhe anëtarët e tjerë të familjes. Në vend që të kufizoheshin aksionet në caqet e caktuara, u sulmuan edhe fqinjët e tyre…”.

Fjala është për datat kur populli shqiptar i Kosovës i përkujton këto ngjarje me dhembje dhe krenari, përderisa regjimi i zyrtar i Beogradit dhe dhe ata që kanë hyrë në shërbim të këtij regjimi, tragjedinë tonë kombëtare e interpretonte si “sukses në luftën kundër terrorizmit”.

Të përzgjidhen datat 4 dhe 5 mars për të konfirmuar dhe shpërndarë lajmin për aktakuzën kundër njërit prej udhëheqësve të UÇK-së që ishte zgjedhur kryeministër, është një “detaj” që as “dreqit” nuk do t’i shkonte ndër mend që të bënte përzgjedhje më provokuese për ndjenjat e shqiptarëve.

Edhe më provokuese është fakti se të gjitha “detajet” e lëndës kundër Ramush Haradinajt janë “detaje” të publikuara në “Librat e Bardhë” të Shërbimit Sekret Serb dhe mbi bazën e këtyre “detajeve” Carla Del Ponte ngriti padinë kundër Ramush Haradinajt. Një konstatim i tillë nuk është supozim, por e vërtetë e pakontestueshme, të cilin e pohon edhe vetë Carla Del Ponte. Në librin e saj “Përndjekja: Unë dhe kriminelët e luftës”, ajo pranon se gjatë vizitave në Beograd “u njoftua për aktivitetet kriminale të anëtarëve të UÇK-së”, “për njerëzit që ishin zhdukur në Kosovë në mes të vitit 1998 dhe 2001”, “për rrëmbimin e burrave, grave dhe fëmijëve…”, “për listën me 200 emra rrëmbyesish, të gjithë anëtarë të UÇK-së”, “për ekzekutimet e supozuara në afërsi të liqenit të Radoniqit dhe listën prej 196 vendeve të ekzekutimeve të mundshme…”.

Në përputhje të plotë me “të dhënat” që kishte nxjerrë nga librat propagandistik serb dhe duke zbatuar teknikë Copy/Past të “dëshmive” të sajuara nga Shërbimi Sekret Serb, ajo përpiloi aktakuzën kundër Ramush Haradinajt, Lahi Brahimajt dhe Idriz Balajt si pjesëtarë të “Ndërmarrjes kriminale të përbashkët”- Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

I nderuari President i Kosovës, z. Hashim Thaçi,

Sot u mbushën 15 vjet nga 29 nëntori i vitit 2012, kur përfundimisht Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, hodhi poshtë si të pabazuar pretendimin për ta prezantuar UÇK-në si “Ndërmarrje kriminale e përbashkët” dhe shpalli Ramush Haradinajn të pafajshëm për akuzat e sajuara ndaj tij nga Shërbimi Sekret i Serbisë dhe instrumenteve të tij.

Ky fakt mund t’i dukej “detaj” i një prokuroreje si Carla Del Ponte, por ajo që “kërkon dreqin prapa detajeve”, duhet ta dijë shprehjen e njohur të Goyer Rémit se “jeta përbëhet nga detajet, mirëpo, një detaj mund të ndryshojë një jetë!”.

“Detajet” e veprimeve të prokurorëve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë ndryshuan jetën e Ramush Haradinajt dhe të familjes së tij! Ai, për shkak të logjikës së atyre që “kërkojnë dreqin” kaloi mbi shtatë vjet i mbyllur dhe i ndarë nga familja, miqtë dhe nga skena politike e Kosovës.

I nderuari President i Kosovës, z. Hashim Thaçi,

Sot botërisht dihet se qe pesë vjet padrejtësisht mbahen prapa grilave Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi për arsye se prokurorë që mbështeten në sajesa të Shërbimit Sekret të Serbisë vazhdojnë të “kërkojnë dreqin” në “detajet” e prezantuar para Dhomave të Specializuara nga punonjës të këtij shërbimi.

Sot të gjithë e dimë se për shkak të logjikës së njëjtë, kemi hyrë në vitin e gjashtë që personalisht ju të katërt, familjet e juaja dhe miqtë e shumtë që keni, vuajnë pasojat e këtij procesi gjyqësor absurd.

I nderuari President i Kosovës, z. Hashim Thaçi,

Ata që përzgjodhën 28 nëntorin për të mbajtur një seancë gjyqësore, duhet ta kenë të qartë se të gjithë e dimë se kush është “dreqi, që përpiqet fshihet në detaje”.

Pas shpartallimit që u bënë dëshmitarët e mbrojtjes shtyllave mbi të cilat mbështetej akuza, populli shqiptar ka pritur që trupi gjykues të përfundojë gjykimin dhe të shpallë pafajësinë tuaj të plotë!

Në kontekst të shpartallimit të tërësishëm të aktakuzës e shoh provokimin që u bëri shqiptarëve Zyra e Prokurorit të Specializuar në ditën e festës së tyre më të madhe kombëtare.

Me respekt dhe dhembje për të gjitha vuajtjet që padrejtësisht keni përjetuar gjatë pesë viteve të fundit.

Miqësisht

Bardhyl Mahmuti

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë