Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shkrirja e partive të vogla te të mëdhatë

29/11/2025 - 22:46
në Kryesore, Lajme
A A
Shkrirja e partive të vogla te të mëdhatë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, vetëm dy koalicione të partive të vogla nga radhët e komuniteteve janë deklaruar në KQZ.

Për këtë, subjektet kanë kohë vetëm deri të dielën, porse pjesa më e madhe e tyre preferojnë që në vend të koalicioneve, të shkrijnë brenda vetes partnerë të vegjël. E kjo, sipas analistit, Artan Alija, është strategji e partive për t’i rritur gjasat për rezultate me të mira zgjedhore.

Partive politike u ka mbetur vetëm edhe një ditë afat për t’i deklaruar para Komisionit Qendror te Zgjedhjeve (KQZ) koalicionet parazgjedhore, porse deri të shtunën janë formalizuar vetëm dy të tilla dhe ato janë lidhur mes partive të vogla.

Sipas KQZ-së, për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit janë bërë bashkë disa nga parti të komuniteteve, por jo edhe subjektet e mëdha shqiptare.

“Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike është njoftuar për formimin e dy koalicioneve për pjesëmarrje në zgjedhje, si në vijim: ‘PAI-PDAK-LPB’, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkalinjve të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB); dhe Koalicioni VAKAT, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV)”, ka bërë të ditur KQZ-ja.

Deri më tash, partitë kryesore kanë preferuar që në vend të koalicioneve, t’i shkrijnë në lista të tyre partnerë më të vegjël.

Për një listë me emra të përbashkët të shtunën u dakordua Lidhja Demokratike me Partinë e Drejtësisë.

Sipas njoftimit nga PD-së, kryetari i saj Ferid Agani dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, janë dakorduar që në listë të përfshihen disa kandidatë të subjektit të Aganit porse nuk janë përmendur numra.

E gatishmërinë e LDK-së për t’u bërë vend njerëzve që nuk janë pjesë e saj dhe për t’i lënë jashtë anëtarët e vjetër e ka kritikuar, ish-deputeti i kësaj partie, Agim Veliu.

Ai shprehu vullnetin që të përfshihet në listën e kandidatëve të LDK-së për deputet, duke e vlerësuar të padrejtë dhe të dëmshëm vendimin për moskandidimin e tij në zgjedhjet e kaluara.

Krahas LDK-së, edhe PDK-ja është e hapur për pranimin e emrave të tjerë në listë, e të cilën zyrtarë të saj thanë se do t’ia dorëzojnë KQZ-së vetëm me siglën e subjektit.

Në këtë parti nuk treguan nëse po zhvillojnë bisedime me Nismën Socialdemokrate, pas dështimit të saj që të bëjë marrëveshje me LDK-në. Për këtë çështje nuk u përgjigjën as në Nisma.

E në Vetëvendosje e konfirmuan vazhdimin e bashkëpunimit me partitë Guxo e Alternativa, por nuk treguan nëse do të ketë zgjerim të koalicionit.

Analisti politik, Artan Alijaj, thotë se është strategji e partive që pa koalicion të madh t’i rrisin gjasat për rezultate me të mira zgjedhore, duke i hapur listat për subjekte më të vogla a individë të sferës publike.

“Duket qartë që tri partitë kryesore opozitare e kanë një qëllim të përbashkët, e ai është që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit të krijojnë një qeveri të tyre pa LVV-në. Ideja e tyre është që do të kenë mundësi që të zgjedhin qeverinë e vendit, por në të njëjtën kohë do të sigurojnë edhe votat e mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit kur t’i vijë koha në pranverë”, ka thënë Alijaj.

Partitë që i zyrtarizojnë koalicionet në KQZ, nuk do të mund të tërhiqen prej tyre deri në certifikimin e rezultatit zgjedhor.

JU REKOMANDOJMË

Ky ëshë çmimi i naftës sot në Kosovë

Ministria publikon çmimet tavan të derivateve- kaq do shitet sot nafta në Kosovë
05/07/2026 - 09:26

Gjatë ditës së sotme dhe nesër, litri i naftës në Kosovë do të shitet me 1.41 euro. Bazuar në njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit...

Më shumëDetails

Arrestohet shtetasi i huaj në Vërmicë, dyshohet se tentoi t’ua jepte 5 euro ryshfet policëve

Arrestohet shtetasi i huaj në Vërmicë, dyshohet se tentoi t’ua jepte 5 euro ryshfet policëve
05/07/2026 - 09:09

Një shtetas i huaj është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë pasi dyshohet se gjatë prezantimit të dokumenteve të autobusit i kishte vendosur pesë euro. Sipas raportit 24...

Më shumëDetails

Bastiset një lokal në Prishtinë, kapen persona duke luajtur bixhoz

Kapen 3 persona të dyshuar për bixhoz të paligjshëm në Podujevë
05/07/2026 - 08:59

Policia e Kosovës ka bastisur një lokal në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë, ku ka hasur disa persona duke luajtur bixhoz. Sipas raportit policor, gjatë kontrollit në një...

Më shumëDetails

Protestë në Kroaci për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
05/07/2026 - 08:42

Pas protestave në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, sot duke nisur nga ora 18:00, do të mbahet protestë edhe në Kroaci, për të kërkuar lirimin e ish-krerëve...

Më shumëDetails

Joseph: Qytetarët duhet t’i ndëshkojnë liderët që nuk arrijnë konsensus, ngërçi parlamentar po e dëmton Kosovën

Joseph: Njohja e Kosovës nga NATO është çelësi i stabilitetit
05/07/2026 - 08:25

Profesori amerikan, Edward P. Joseph, ka vlerësuar se përgjegjësia për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë u takon të gjithë liderëve politikë, duke theksuar se qytetarët duhet t’i...

Më shumëDetails

Prattipati: E dinim se do të ishit aleat dhe partner i SHBA – Kosova me të vërtetë është vendi më pro amerikan në botë

Prattipati: E dinim se do të ishit aleat dhe partner i SHBA – Kosova me të vërtetë është vendi më pro amerikan në botë
05/07/2026 - 08:12

E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka falënderuar qytetarët e Kosovës për mbështetjen dhe miqësinë ndaj SHBA-së, duke deklaruar se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Aksident me fatalitet në Babimoc të Obiliqit, dyshohet për dy të vdekur

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Plagosja e katërfishtë: Nipat donin vrasjen e dajës, shkak hakmarrja? (VIDEO)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë