Forca të Policisë së Kosovës janë nisur drejt veriut të Kosovës pas bllokimit të disa rrugëve në pjesën veriore.
Në disa pamje shihen automjetet e Policisë duke qarkulluar nga Skenderaj në drejtim të veriut.
Gazeta Express ka siguruar pamje të lëvizjes së mjeteve të Policisë nga Vushtrria drejt Mitrovicës.











